Zbulime të reja nga rasti në Roswell: Lidhja mes UFO-ve dhe Egjiptit të lashtë


0
8 shares
UFO dhe Egjipti i lashte
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Të gjithë i njohim hieroglifet Egjiptiane, të cilat përfshijnë ikona nga më të thjeshtat, si dhe makineri fluturuese dhe qenie njerëzore. Por, pak njerëz e dinë se të njëjtat hieroglife janë parë jo rrallë edhe në UFO (mjete fluturuese të paidentifikuara) të ditëve moderne.

Si një kërkues UFO-sh, kam kaluar e studiuar shumë vizatime dhe dëshmi nga njerëz që kanë parë simbole egjiptiane nëpër UFO. Në vijim, dy nga rastet më të famshme dhe të dokumentuara të UFO-ve në histori, kanë disa ngjashmëri të frikshme edhe pse kanë një distancë kohore prej 30 vjetësh. Të dyja, përplasja e UFO-s në 1947 në “Roswell” dhe incidenti i 1980 në “Rendlesham”, janë të lidhura të dyja me hieroglife, të ngjashme me ato të Egjiptit të lashtë.

hieroglife

Hieroglifet në UFO-n e Roswell

Është përfolur se simbole hieroglifesh janë parë në mbetjet e përplasjes së 1947 në Roswell. Unë isha me fat që ndoqa një panel mbi rastin e Rosell në Konferencën e Alienëve, ku thashethemet u kthyen në fakt (të paktën për mua). Nipërit e Gjeneralit Jesse Marcel, njeriu i cili mbikqyri mbledhjen e mbetjeve të përplasjes së 1947, sollën detaje të reja mahnitëse mbi ngjarjen. Një prej këtyre detajeve ishin simbolet gjeometrike që u shfaqën në këtë përplasje, ku perfshihej një trekëndësh me një sferë në krye.

simbole alienesh
Simbole që u gjetën në mbetjet e përplasjes së Roswell

Arsyeja pse po e përmend trekendëshin është sepse na kujton diçka shumë të ngjashme me një tjetër rast UFO-je më shumë se 30 vite më vonë në Mbretërinë e Bashkuar.

Hieroglifet në UFO-n e Rendlesham

Incidenti në pyllin e Rendlesham është ngjarja më e famshme me UFO në Britani. Forcat Ajërore të Shteteve të Bashkuara ndodheshin në Suffolk, Angli, kur një objekt në formë trekëndore u ul aty pranë dhe u pa nga Kolonel Charles Halt dhe të paktën një dëshmitar tjetër. Deshmitari vuri re simbole dhe forma të çuditshme gjeometrike, veçanërisht një trekëndësh me dy sfera:

simbole
Simbole të gjetura nw UFO-n e rastit në Rendlesham

Specialisti Nick Pope u bë nismëtari i rihapjes së çështjes në 1994, e që atëherë rasti i UFO-s në Rendlesham ka mbetur një rast më tepër për tu zbardhur.

Megjithatë, përveç rasteve të Roswell dhe Rendlesham, simbole të ngjashme janë shfaqur edhe në ditët e sotme në rrathët e arave, apo edhe në rrëmbime të dokumentuara alienësh. Duket sikur simbolika e trekëndëshit/piramidës është diçka të cilës është e pamundur t’i shkëputemi si rracë njerëzore. Dhe e vështirë është edhe të presim që diçka e tillë të ndodhi, në fund të fundit kujtoni edhe simbolet në kartmonedhën e nje dollari amerikan. Teoria e “Gjeometrisë së Shenjtë” thotë se universi (ose Perëndia) ka një një kod gjeometrik apo gjuhë në të cilën shkruhet çdo gjë. Prandaj, mistere të tilla ndoshta do vazhdojnë të ndodhin e të na mahnisin.

Shembull i "Gjeometrisë së Shjenjtë"
Shembull i “Gjeometrisë së Shjenjtë”

Cili është kuptimi i gjithë këtyre? A janë këto hieroglife treguesi se njerëzit dhe jashtëtokësorët kanë të njëjtin paraardhës? Cili është mendimi yt?

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
8 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
2
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
1
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
1
Ça dreqin

Koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!