Vizioni


0
8 shares
vizion i jetes
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Tani nuk pyetët më “si je me shëndet” por “si je me vizion”! Vizioni është syri i Zotit, që hapet rrathë-rrathë deri në pafundësi. Rrathët e parë janë të gjerë, të gjerë, dhe hapen në sipërfaqe, duke krijuar dantella të bardha prej shkume, vizatime të pafundme, ledhe të ulëta gjarpërushe. Duke ecur për në thellësi rrathët vijnë duke u zvogëluar, duke u mbishtresëzuar, duke u qerthulluar, duke u rrotulluar, duke u përdredhur si shtjella ciklonesh, si shtjella të furishme ujrash deri sa krijohet një trup tjetër, një kon i shndritshëm, një hinkë e thellë në fund të së cilës dallohet një pikë e vogël dhe e vetëtirur, si prej diamandi. Në atë pikë, që shëmbëllen me kokën e një sonde shpimi, pamja mbyllet, shikimi terratiset, pëmbyset, humb.

Vizioni figurativisht s’është gjë tjetër veçse ky kon i zhytur në thellësi, në hapësirë, në lartësi, në kohë, në histori, në dituri. Po të jesh afër shtresës së parë (e gjerë-e-gjerë) syri tretet në hollësira të pafundme, harakset, shpërhapet, përmbyetet, mbetet pa vizion. Duhet të distancohesh nga shtresat e para, të largohesh që të mudnësh të shohësh më qartë e më mirë. Por në rastet kur shkon tepër larg pamja të turbullohet, të mjegullohet, të prishet dhe përsëri mbetesh pa vizion. Të gjithë dëgjojmë shprehje të tilla “ai është me vizion”, “s’ka vizion”, “mungon vizioni”, “pa vizion s’shkohet gjëkundi”. Po të shprehmi më thjeshtë mund të themi: Pa sy s’shkohet gjëkundi, të jesh pa vision është njësoj si të jesh pa sy, si të jesh qorr.

Njeriu pa vizion kuturis, vërtitet në një rreth vicioz, të mbyllur. Po a shpreh gjithë kuptimin e “vizionit” fjalët “sy” dhe “shikueshmëri”? Jo! Jooo! Po të mbetemi deri këtu koncepti “vizion” zbrazet nga thelbi, nga përmbajtja kryesore. Vizioni nuk shpreh vetëm shikueshmëri, qartësi, kthjelltësi, pastërti shikimi por kryesisht “fuqi shikueshmërie”. Por edhe kjo hollësi nuk e mbulon dot kuptimin e konceptit plotësisht. Të kesh fuqi shikimi duhet të kesh fuqi mendje sepse “nuk shikon syri por mendja”. Ajo që u mungon më së shumti përdoruesve të termit “vizion” sot është pikërisht  e kundërta e tij, është fuqia e mendjes, dituria, mençuria. Në këtë mënyrë i largohemi kuptimit të parë, të thatë, vulgar, formalist të fjalës dhe ngjitemi në një sferë tjetër botëkuptimore, filozofike. Ata që e përdorin më tepër këtë shprehje shprehin të kundërtën e asaj që duan të thonë, ata janë thjesht njerëz pa vizion, janë vizionarë pa vizion!

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
8 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!