Tramexani largohet mes lotëve, De Biazi në kërkim të ndihmësit të ri


0
tramezzani
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ish zv. trajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani, tashmë trajneri i ri i Luganos, ka dhënë një intervistë të fundit për “Supersport” në aeroportin “Nënë Tereza” para se të nisej drejt Zvicrës ku firmosi kontratën me punëdhënësin e tij të ri.

Për aventurën me Shqipërinë

“5 vjet me shumë suksese, i kam jetuar në mënyrë shumë intensive, shumë profesionale, duke kërkuar të jap maksimumin për Gianni-n, duke u vënë në shërbim të tij dhe të Federatës. Ishte një punë shumë impenjative, në fillim shumë e vështirë, por jam shumë i kënaqur për atë që ja kemi dalë të bëjmë për Kombëtaren Shqiptare, si dhe për atë që ju dhamë dhe transmetuam tifozëve dhe gjithë popullit”.

Për Xhani De Biazin

“Ishte eksperienca e punës më e bukur dhe më e rëndësishme e jetës time, besoj se nëse sot arrita të vendosem në këtë situatë të favorshme, është pikërisht pasi pranë tij kam mësuar shumë, kam patur mundësinë për t’u rritur dhe për t’u përballur me gjërat, do të ruaj gjithnjë atë që më dha në aspektin futbollistin, në këndvështrimin e ndjenjave dhe miqësia, dhe mbi të gjitha në këndvështrimin e raportit që kemi patur pasi mund të them që deri në këtë moment është personi më i rëndësishëm që kam gjetur në botën e futbollit”.

Për faktin që thuajse gjithë stafi i kombëtares do të fillojë në të njëjtën kohë karrierën e trajnerit të parë (Bushi, Bogdani dhe tani vetë Tramexani)

“Po është dhe Bulku që ka qenë pjesë e këtij stafi, dhe ka qenë fat për ne që kemi patur mundësinë t’i qëndrojmë pranë në këto vjet dhe të jemi përkrah tij. Besoj se cdonjëri prej nesh ka dhënë dicka, një kontribut për të transmetuar atë që ai kishte brenda tij”.

 

tramezzani

 

Për lojtarët kuqezi që dëshiron t’i marrë te Lugano

“Të ishte për mua do t’i merrja të gjithë. Jam kaq shumë i lidhur me këta djem me të cilët kam ndërtuar një raport të rëndësishëm këto vjet, ndaj nuk mund të zgjedh një. Janë të gjithë në zemrën time, por është e qartë se në këtë moment duhet të arsyetoj në interesin e një klubi që më dha këtë mundësi dhe prioriteti është të vazhdoj eksperiencën që kam bërë këtu në një tjetër realitet.”

Për Shqipërinë dhe shqiptarët

“Më keni mësuar se cfarë do të thotë të vuash në jetë, më mësuat se cfarë do të thotë të jesh krenar për atë që bën. Më bëtë të ndihem njëri prej jush. Kam marrë shumë më tepër se ajo që kam dhënë në këtë aspekt. Iki me kënaqësinë se kam kontribuar për të bërë të lumtur një popull të tërë, i cili meritonte t’i përjetonte emocionet që i dha skuadra”.

Për një rikthim të mundshëm në të ardhmen

“Nuk e di cfarë mund të ndodhë pas disa vitesh, në jetë jam mësuar të punoj cdo ditë pa menduar shumë se cfarë mund të ndodhë dhe cfarë mund të rezervojë jeta. Jam mirënjohës që kam mundur të përjetoj 5 vjet këtë eksperiencë në këtë vend dhe të njoh direkt këtë popull që më parë nuk e njihja. Do t’i mbaj me vete këto ndjenja dhe kjo është një lidhje që do të zgjasë gjithë jetën”.

Fjalët e fundit për Shqipërinë dhe njerëzit me të cilët punoi

“T’i falënderoj, t’i falënderoj me zemër, sepse bënë vërtet shumë si dashuri dhe si afeksion kam marë shumë, dhe është dicka e bukur të punosh kështu”.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!