Spiritualitet vs Fe!


0
spiritualitet vs fe
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kohët e fundit ka filluar të bëhet goxha i njohur dallimi mes fesë dhe spiritualitetit.

 

Është e vërtetë që ka disa ndryshime të dukshme mes tyre, por ndonjëherë egzistojnë edhe ndryshime “problematike”, të cilat shpesh ndoshta dhe padrejtësisht ndajnë fushat në fjalë.

Një nga problemet kryesore që tenton të ngaje fenë nga spiritualiteti, është se e para është e ngarkuar me negativitet, ndërsa e dyta me çdo gjë positive.

 

Është e rëndësishme të theksohet se shumica e gjërave negative të cilat njerëzit i lidhin me fenë, vijnë nga tipare të vetëm disa feve, sidomos atyre kryesore, si e krishtere, islame apo hebraike, por jo nga dis ate tjera, si taoizmi apo budizmi.

 

Feja është spirituale dhe spiritualizmi mund të konsiderohet si fe. Njëra mund të jetë më personale dhe private, ndërsa tjetra ka tendencë të shkrijë rituale publike me doktrina të organizuara.

 

Linjat e njërës apo tjetrës mund të mos të jenë të qarta, pasi gjithmonë varen nga interpretimi.

 

Le të konsiderojmë këto përcaktime:

 

  • Feja është një institucion i vendosur nga njeriu për arsye të ndryshme. Ushtrim kontrolli, rrënjosje morali, mbytje të egos, apo çfarëdo tjetër që ajo bën. Fetë e strukturuara dhe të organizuara e heqin perëndinë nga ekuacioni. Ti rrëfen mëkatet te një anëtar i fesë, shkon për tu falur në kishë apo xhami, të thuhet se si duhet të falesh dhe kur duhet ta bësh. Të gjithë këta faktorë, të veçojnë ty nga perëndia.

 

  • Spiritualiteti lind Brenda një njeriu dhe zhvillohet po brenda tij. Mund të marrë shkasë edhe nga feja, apo nga ndonjë iluminim apo zbulim i individit. Spiritualiteti shtrihet në të gjitha aspektet e jetës së një njriu. Spiritualiteti është i zgjedhur, ndërsa feja shpesh herë është e detyruar.
     
  • Spiritualiteti i vërtetë është diçka qe gjendet thelle në veten tënde. Është mënyra jote e të dashurit, pranimit dhe të marrëdhenieve të tua me botën e njerëzit rreth teje. Nuk mund ta gjesh në kishë apo duke besuar në një mënyrë të caktuar.

 

nje djale ne meditim

 

Konsideroni pohimet e mëposhtme në favor të rrugës drejt spirituales:

 

  • Nuk ka vetëm një fe, por qindra
  • Egziston vetëm një tip i spiritualiteëtit
  • Feja është për ata që duan të vazhdojnë me rituale dhe formalitete
  • Spiritualiteti është për ata që duan të ngjiten në podiumin spiritual të zhveshur nga dogmat
     
  • Feja është pë rata që janë në “gjumë”
  • Spiritualiteti është për ata që janë “zgjuar”
  • Feja është për ata që kërkojnë e presin udhëzime nga të tjerët
  • Spiritualiteti është për ata që tentojnë të dëgjojnë zërin e brendshëm
  • Feja ka një koleksion besimesh dhe rregullash të cilat duhen ndjekur pa u vënë në pikëpyetje
  • Spiritualiteti të fton të gjykosh gjithçka, të vendosësh në pikëpyetje e më pas të ndermarrësh veprime duke u përballur edhe me pasojat
  • Feja kërcënon dhe frikëson
  • Spiritualiteti të jep paqe të brendshme
  • Feja flet për faje dhe mëkate
  • Spiritualiteti të nxit të jetosh të tashmen dhe të mos ndjesh keqardhje për ato që kanë kaluar – të ngresh shpirtin lart e të mësosh nga gabimet
  • Feja është e ngulitur që në fëmijëri, ashtu si supa që ti nuk do të hash
  • Spiritualiteti është ushqimi që ti kërkon, që të kënaq të gjitha shqisat
     
  • Feja shpik
  • Spiritualiteti zbulon
  • Feja nuk heton dhe nuk vë në pyetje
  • Spiritualiteti vë në pyetje gjithçka
     
  • Feja bazohet në njerëz, një organizatë me rregulla
  • Spiritualiteti është hyjnor, pa rregulla
     
  • Feja është shkak për ndarje
  • Spiritualiteti është shkak për bashkim
     
  • Feja të kërkon ty për të krijuar
  • Spiritualiteti të ben ty të kërkosh
     
  • Feja vijon mësimet e një libri të shenjtë
  • Spiritualiteti kërkon shenjtërimin në çdo libër
     
  • Feja ushqen frikë
  • Spiritualiteti ushqen vetëbesim
     
  • Feja jeton në mendimet e tua
  • Spiritualiteti jeton në ndërgjegjen tënde
     
  • Feja është përgjegjëse për “të bëj”
  • Spiritualiteti është përgjegjës për “të jem”
  • Feja është dialektikore
  • Spiritualiteti është logjik
     
  • Feja ushqen egon
  • Spiritualiteti të bën të kalosh një shkallë më lart
     
  • Feja është admirim
  • Spiritualiteti është meditim
     
  • Feja është të vazhdosh t’i pështatesh psikologjisë së një modeli
  • Spiritualiteti është individualitet
     
  • Feja ëndërron lavdi dhe parajsë
  • Spiritualiteti të bën të jetosh këtu dhe tani
  • Feja jeton në të shkuarën dhe në të ardhmen
  • Spiritualiteti jeton në të tashmen
  • Feja jeton në burgun e memorjes
  • Spiritualiteti është liri dhe ndërgjegjësim
     
  • Feja premton jetën e përtejme
  • Spiritualiteti të jep dritën për të gjetur perëndinë në thellësinë e vetes tënde, në këtë jetë…

 

Le të vazhdojë rritja e paqes, lumturisë dhe dashurisë universale në zemrën tënde.

 

NAMASTE!

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!