Si të bëni një kompliment efektiv dhe të fuqishëm


0
6 shares
Si te komplimentoni
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Momenti më i përshtatshëm për të komplimentuar dikë është në momentin që pritet më pak.

Pse është diçka e mirë të bësh komplimenta e sidomos të efektshme? Epo pyesni veten për këtë. Si ndiheni kur dikush ju komplimenton?

Ne jemi të gjithë të ndryshëm, prandaj jo të gjithë do ndihen njësoj rreth një komplimenti. Për disa njerëz, do ndikonte jashtëzakonisht shumë në vetëbesimin e tyre dhe do të përmirësonte jashtëzakonisht ditën e tyre.

Gjëja më e interesante që zbulova mbi komlimentet nuk ishte arsyeja se pse janë të rëndësishëm, por momenti kur egzekutohet.

Para se tju them rëndësinë e momentit të bërjes së një komplimenti, më lini tju tregoj eksperimentin Pavlovian.

Për ata që nuk e dinë për se bëhet fjalë, një psikolog rus, Ivan Pavlov, zbuloi se mund të stërvisësh e të mësosh qentë duke i rënë një zileje para se t’i ushqesh. Atyre më pas ju zhvillua një zakon, ku u dilnin jargë çdo herë që dëgjonin një zile, pasi mendonin se pas saj do vinte ushqimi.

Kjo mënyrë mësimi është e jashtëzakonshme për të stërvitur qentë, apo për tu mësuar fëmijëve zakone nga më të ndryshmet. Megjithatë, nuk është kurrësesi një metodë e mirë për të zhvilluar aftësi sociale.

E keni vënë re se nëse dikush është duke u ankuar rreth diçkaje dhe ju e komplimentoni, duket sikur fjalët tuaja nga njëri vesh u futen e nga tjetri u dalin? Nuk u regjistrohet si kompliment pasi në ato momente ju keni bërë gjënë më të parashikueshme.

Nëse doni që ta ktheni komplimentin në zakon, duhet të mësoheni e tju bëhet zakon të komplimentoni në mënyrë spontane.

Mjafton ta bëni komplimentin në momentin që pritet më pak, të jeni të paparashikueshëm.

Tani më lini tju them se pse kur momenti është i duhuri e gjithë gjëja bëhet ngjitëse, ku ngjitëse është diçka e mirë, me kuptimin se diçka të është ngulitur në kokë.

Objektivi yt nuk është e ndërgjegjshmja, por nënvetëdija. Ti do që dikush ta mbajë mend këtë për gjithë jetën, jo vetëm një minutë pasi bëhet komplimenti.

Kur komplimentoni dikë në mënyrë rastësore, e zini në befasi, ai/ajo nuk e pret. Ky person, si pasojë, e vendos komplimentin në mëmorjen afatgjatë të trurit.

Për ta ngulitur këtë në memorjen afatgjatë, truri nuk ruan vetëm komplimentin, por edhe kontekstin dhe vendndodhjen.

Mendja përqëndrohet te ajo, e përsërit dhe e organizon në një mënyrë të tillë për tu ruajtur në memorje. Pra, një mekanizëm i ndryshëm nga ç’ndodh kur dikush e pret komplimentin.

nje vajze duke qeshur

Si e kuptova këtë?

Duke vëzhguar e parë se si ndikojnë e i ndryshojnë komplimentet njerëzit. Personi ndryshon në paraqitje, gjuhë e sjellje kur një kompliment u bëhet me stil.

Duke komplimentuar dikë para se ata ta parashikojnë, u jep atyre shumë më shumë vetëbesim dhe energji. Ndryshimi mund të shihet qartë në moment.

Provojeni dhe do më besoni.

Përmirësojani ditën dikujt duke i surprizuar me një kompliment rreth ndonjë gjëje rreth tyre. Më pas shikoni e vëzhgoni reagimet e tyre. Vini re se si do të ndikojë kjo në marrëdhënien tuaj të ardhmen, apo thjesh çfarë ndyshimesh mund të sjellë tek ata.

Faleminderit për kohën tuaj në leximin e këtij artikulli 🙂

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
6 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
1
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!