Rinia


0
5 shares
Rini e lire
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Rinia është e ardhmja e vendit, e ardhmja e ardhmërisë, rinia është vetë jeta, gëzimi, brishtësia, energjia, gjelbërimi, pafajësia, guximi, shpresa, bukuria. Rinia kërkon lirinë, bukurinë, dashurinë, suksesin, diturinë, me ngulm, me pasion, me dëshirë, me trimëri. Rinia kërkon modele, shëmbëlltyra, heronj, imazhe, që do t’i shërbejnë si burim frymëzimi, si udhërrefyesë në udhët e jetës, si busulla orientuese, si fare ndriçues.

Rinia kërkon liri veprimi dhe ëndërrimi, pune dhe shprese, ku të derdhë energjitë vluese, endjet e moshës, dehjen nga bukuritë dhe kureshtinë kapluese. Rinia rend si e marrë për të kapur fluturimin e kohës, për të zbuluar të panjohurën, pafundësinë, përjetësinë. Rinia digjet nga ëndrra të mëdha, fërgëllon nga padurimi për t’u kurorëzuar, realizuar, lulëzuar.

Rinia është mishëim i risisë, ndryshimit, progresit, përparimit. Rinia ka nevojë për ngrohtësi, përkrahje, zemëgjerësi, mirëkuptim, dashuri, udhëheqje, frymëzim, shpresë. Dhe në një shoqëri ku gjithçka është e mbufatur, e kalbur, e ndotur, e pistë, e shuar, në një shoqëri ku mbizotëron fatalizmi, lakmia, anarkia, parazitizmi, vesi, fryma e keqe, në një shoqëri ku ka mungesë oksigjeni, frymëmarrje, lirie, në një shoqëri ku ligësia të helmon gjakun, mendjen, shpirtin, rinia lëndohet, plagoset, vritet, nxihet, venitet, demoralizohet…

Rinia s’ka nevojë për gënjeshtra, përralla, prrofka, rinia ka nevojë për gjëra të vërteta, për vepra të larta, të bukura. Rinia është e brishtë dhe preket lehtë, prandaj mos e vrisni rininë, mos e vrisni shpresën! Ç’mjerim i madh për vendin të zbrazet nga brishtësia, pafajësia, energjia, bukuria, dashuria! Ç’dhimbje e pakufishme të shikosh rininë të braktis vendin dhe ta lërë shkretë…Por rinia nuk dorëzohet, s’i flak armët kurrë, rinia s’njeh kufizimi, gardhe, mure, burgje, rreziqe, rinia thyen, shkallon çdo pengesë, këput çdo zinxhir, rinia hap flatrat engjëllore dhe ngrihet në qiell, shtegton ne vise të tjera, në qiej të kaltër, të lartë, të lirë…

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
5 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!