Prodho lumturi duke u bërë krijues kujtimesh


0
5 shares
krijoni lumturi
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Është mëngjes, aq herët sa akoma nuk ka gdhirë. Jam ulur në verandë duke pirë një kafe. Zogjtë po zgjohen e po fillojnë të kuvendojnë. Po filloj të shoh format e pemëve në oborrin tonë e më pas vëzhgoj të gjitha lulet që mbollëm pranverën e kaluar. Ato po rriten aq bukur në kërkim të qiellit, të gatshme për diellin. Ky moment ka një moment paqësie. Mbyll qepallat e syve dhe e shijoj në maksimum. Në mendjen time kam lënë mënjanë çdo gjë që duhet të bëj dhe shijoj të tashmen vetëm për disa sekonda.

E vetmja gjë për të cilën më merr malli janë njerëzit e mi më të dashur, të cilët janë akoma në gjumë. Mendoj se jo vetëm që do doja ta ndaja me ta këtë moment, por edhe do të mund të krijoja momente të ngjashme veçanërisht për ta. I kureshtur nga ideja, filloj ta mendoj më gjatë. Pse mos të bëj diçka të bukur e të veçantë për njerëzit që dua me shumë?

Doja të krijoja disa momente të jashtëzakonshme për njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime, bashkëshortes, dy fëmijëve të mi dhe nënës time. Edhe pse të beja diçka të tillë do kërkonte një ndryshim të rutinës time, kuptova se nuk do kishte shumë rendësi.

Një moment i veçantë nuk ka pse të jetë i nderlikuar. Momente te tilla përveç se të veçanta, do të krijonin edhe kujtime shume të bukura. Ndonjëherë e thjeshta është rruga më e mirë.

Nuk do doja ta bëja të ditur si plan, e as ndonjë deklaratë nëpër takime me familjen. Jo, do të filloja thjesht duke qenë student i njerëzve të mi të dashur. Çfarë do të ishte diçka vërtetë e veçantë për ta?

 

kolazh fotosh

 

Duhej të filloja me nënën time, ajo kishte parë anë negative të miat më tepër nga të tjerët, pasi kishte jetuar më gjatë me mua. E dija se ajo i dashuronte lulet, por të porosisja një buqetë e tja dërgoja nuk do të krijonte ndonjë kujtim. Është diçka e bukur, por nuk do të mjaftonte. Lulet e saj të preferuara janë margaritat, ndërsa pija e pija e preferuar limonata. Në një mënyrë mu duk sikur të dyja shijet shkonin me njëra-tjetrën. Kishim margarita në oborr dhe po përfytyroja një buqetë margaritash në ndonjë vazo që mban limona. Dëgjova për një dyqan që shiste vetëm gjëra të çuditshme. Nuk kishte vazo për limona, megjithatë gjeta një kavanoz për qumsht të lezetshëm. Ime më koleksiononte kavanoza qumështi dhe e dija që nuk kishte një të tillë.

Mblodha lulet, i vendosa në kavanozin e mbushur me ujë dhe vendosa një pusull në kërcellin e një luleje.

“Jam shumë i lumtur që ti je nëna ime.” Dakort, kurrë nuk e kam menduar veten si poet, por e dija që ajo si nënë do e dashuronte. E vendosa ted era e saj, i rashë ziles dhe u fsheha me vrap. Jo aq shpejt sa do më pëlqente, por as ajo nuk e hapi derën aq shpejt sa e hapte zakonisht. Ishim barazim.

Pas kësaj fillova të studioja time shoqe dhe fëmijët e mi. Mbaja shënime. Bëja plane. Bëra edhe rezervime. Sa më shumë i studioja, aq më shumë mësoja dhe aq më shumë habitesha se si nuk i kisha vënë re apo nuk i dija këto gjëra më para. Këta njerëz ishin mahnitës!

Fillova të investoja veten te njerëzit që doja dhe ndërkohë që e bëja, kuptova se ndihesha më i lumtur se kurrë. Lumturia nuk na shfaqet thjesht se po jetojmë apo egzistojmë. Lumturia duhet të kultivohet që të rritet. Në fakt, sa më të lumtur ndiheshin ata, aq edhe më i lumtur ndihesha unë, pasi çdo investimi i imi ndaj tyre po më kthehej bashkë me interesin. Nuk e mendoja kurrë se diçka e tillë do të ndodhte. Sot po jau përçoj juve. Bëhuni në krijues kujtimesh dhe krijoni pak lumturi, për veten tuaj, për ata që ju duan e për shoqërinë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
5 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
1
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
1
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!