Prapavija e kombëtares duket në formë në këtë fazë të sezonit


0
mavraj në një ndeshje me Köln
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në këtë periudhë, të sezonit duket se legjionarët tanë po kalojnë një moment të shumë të mirë. Më saktë është prapavija e kombëtares, e përbërë nga i riu Tomas Strakosha, Arlind Ajeti, dhe Mërgim Mavraj. Ky i fundit është aktivizuar titullar në të gjitha ndeshjet e Bundesligës dhe nuk është zëvendësuar në asnjë rast. Edhe më interesant është fakti që në 11 takime të kampionatit është ndëshkuar vetëm në një rast me karton të verdhë, pikërisht në humbjen 1-0 me Eintrahtin e Frankfurtit. Praktikisht një mbrojtës perfekt.

Mërgim Mavraj mbetet një nga pikat më të forta të Kolnit në fazën mbrojtëse dhe këtë e konfirmojnë përvecse rezultatet e kësaj skuadre, edhe statistikat individuale të lojtarëve. Portali gjerman “Sportschau.de”, i specializuar në përpunimin e shifrave, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar ka spikatur në ndërhyrjet e tij në javën e 11-të të Bundesligës, Borussia e Monchengladbahut – Koln 1-2.

Në tabelën ku listohen futbollistët që kanë fituar me shumë duele 30-vjecari renditet i pari me 91.7% të ndërhyrjeve të sakta, ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësit më të afërt. Kjo statistikësugjeron se futbollisti i kombëtares shqiptare praktikisht ka qenë perfekt në ndërhyrje.

 

Ajeti me ekipin e Torinës, në një seancë stërvitore
Ajeti me ekipin e Torinos, në një seancë stërvitore

 

Po vjen momenti i debutimit të Arlind Ajetit në Serinë A. I dëmtuar në fund të muajit gusht, 23-vjecari ende nuk është aktivizuar në ndeshjet zyrtare me Torinon, pavarësisht se gjendje e tij fizike gjatë javëve të fundit është përmirësuar ndjeshëm.

 

Sipas mediave pranë klubit “granata”, trajneri Sinisa Mihajlovic po e vlerëson mundësinë për t’i ofruar një shans mbrojtësit shqiptar në takimin e shtëpisë kundër Chievos, duke ulur në stol një mes Rossetinit dhe Castan. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë muajit dhjetor Torino do të ketë një kalendar të ngjeshur, pasi do të luajë në transfertë me Sampdorian në Marassi, në shtëpi me Juventusin në derbi, në “San Paolo” me Napolin, për ta mbyllur më 22 dhjetor me Genoan, ndaj është shumë i nevojshëm aplikimi i rotacionit.

 

Thomas Strakosha përpara një ndeshjeje
Thomas Strakosha përpara një ndeshjeje

 

Dëmtimi i Marchetit mund ti hapë Thomas Strakoshës dyert e prezencës si titullar në një prej ndeshjeve më të ndiera jo vetëm të futbollit italian, por edhe në rang global, derbit të Romës mes verdhekuqve dhe Lazios. Portieri shqiptar ishte në portë për 90minuta në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Genoas duke bërë një tjetër paraqitje të mirë, në fakt Strakosha sa herë është thërritur në mision ka treguar se e ka merituar besimin e Inzaghit dhe tani me shumë mundësi do të jetë titullar edhe në dy takimet e radhës, sfidën me Palermon këtë fundjavë, dhe mbi të gjitha një javë më pas, në derbin e Romës një ndeshje me histori dhe rivalitet të jashtëzakonshëm. Lazio bëri të ditur se Marcheti do të jetë me siguri jashtë për takimin e së dielës kundër Palermos por rrezikon shumë edhe për derbin e 4 dhjetorit. Të jesh portier në një derbi që dallohet për tensionin dhe rivalitetin është një përgjegjësi e madhe, por 21-vjecari e pret me optimizëm një mundësi të tillë, sic u shpreh dhe në një intervistë pas një eventi bamirësie në favor të njerëzve të prekur nga tërmetet e fundit në Itali.

 

“Cdokush që luan futboll ëndërron që njerëzit ta njohin një ditë kur është fëmijë. Mendojmë për Palermon, duhet të fitojmë në mënyrë që të shkojmë të qetë në derbi. Cdo djalosh që vjen në Romë ëndërron derbin, do të ishte dicka fantastike të zbrisa në fushë”, deklaroi portieri i kombëtares kuqezi. Strakosha është gati, pret një shans për derbin, një tjetër mundësi për tu rritur duke ndjekur gjurmët e të atit, Strakoshës ikonë të portës kuqezi.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!