Mos u dorëzo kurrë!


0
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Mos u dorëzoni kurrë. Gjithmonë shtyni sa më fort. Të gjithë njerëzit e suksesshëm e dinë këtë. Gjithmonë shtyni përpara në drejtim të qëllimeve dhe objektivave tuaja. Metoda edhe mund të neglizhohet, ndërsa dëshira dhe vullneti duhen në 100%. Nëse e krahason me qëllimin, metoda nuk ka shumë rëndësi. Kini vullnet, një objektiv të mirëpërcaktuar dhe herët a vonë do tja dilni. Metoda mund të ndryshojë edhe rrugës.

Shumë vite më parë, gjendesha në Toronto dhe nuk kishte fluturime pas për në Shtetet e Bashkuara, e aq më pak në San Diego, ku vërtetë duhet të isha atë moment. Agjensitë e fluturimeve po më thonin se do duheshin rreth 5 ditë për fluturimin e rradhës. 5 ditë ishin shumë për mua. Po mendoja se çmund të bëja. Kisha si objektiv të shkoja në San Diego. U riktheva në parimin tim, mos u dorëzo kurrë. Shty drejt qëllimit dhe objektivit. Mos rri në vend, lëviz! Mos u rri shtrirë në krevat, çohu!

Pyeta veten, nëse dua të kthehem në San Diego, çfarë mund të bëja? Sapo pata objektivin të qartë, duke menduar e shtyrë drejt tij, metoda u shfaq vetë. Mora vesh se kishte akoma fluturime në Kanada, prandaj mëngjesin e rradhës fluturova nga Toronto në Kalgari. Më pas, nga Kalgari, me një fluturim të shkurtër në Vankuver. Pra thjesht po afrohesha avash avash me destinacionin tim. Nëse do kisha qëndruar në vend nuk do kisha qënë aq afër.

Sa më shumë afrohesha me objektivin, aq më shumë po kënaqesha. Po kthehej në një lojë, si mund të kthehesha në shtëpi për më pak se 5 ditë? Të gjithë po më thonin të merrja me qëtësi, të ndaloja, të qëndroja në hotel, por unë nuk po i merrja seriozisht. Njerëzit po më thonin se nuk ishte e sigurtë të udhëtoja në ato orë, se isha i çmendur që doja të fluturoja duke marrë në konsideratë situatën, por unë nuk u dorëzova!

aeroplan

Në Vankuver mora me qera një makinë. Udhëtova drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara, ku duhej të prisja rreth 3 orë dhe do të humbisja fluturimin për në Siatëll. Kështu, pyeta recepsionistin te dogana nëse kishte ndonjë mënyrë më të shpejtë dhe se duhej të shkoja në San Diego. Më tha se kishte! Mijëra makina prisnin në rradhë në doganë duke pritur për orë të tëra dhe recepsionisti më tha se nëse ecja pak më tutje, në të majte do shihja një vend parkimi. Më tha se nëse blija diçka në dyqanin që ndodhej aty, do të zija vend më përpara në rradhë. Funsionoi!

Vajta në kufi pa pasaportë, por me një qëllim. Personi përgjegjës në doganë, pasi dëgjoi historinë time më la të kaloja. Ky nuk ishte fat. Gjithëçka kishte të bënte me qëllimin. Kur ke një objektiv të qartë dhe gjithmonë shtyn drejt tij, do të të ndodhin edhe gjëra që duken si fat.

Pra, po shkoja me makinë drejt Siatëll e çfarë më ndodh? Ngec në trafikun më të rënduar që jam ndeshur në 6 vite. Pa egzagjerim doli në radio. Si përfundim humba fluturimin për në Siatëll, por eca përgjatë gjithë bregdetit duke rrezikuar të më mbaronte dhe karburanti. Megjithatë ja dola, arrita në San Diego për 22 orë në vend të 5 ditëve. Një goxha diferencë.

rruge me makina

Mos u shqetësoni për detajet njerëz. Gjithëkush ngecet me detaje, përveç njerëzve të suksesshëm. Ata nuk stresohen mbi detaje, por kanë besimin se këto detaje do funksionojnë mjaft mirë edhe pa e vrarë mendjen. Mos u ngec me pjesëza, gjithmonë shty përpara. Mos lër mundësitë, njerëzit e tjerë, problemet apo avionët të të ndalojnë. E kush mund të bëhet i suksesshëm në fund të fundit? Kushdo që i drejtohet një objektivi të qartë. Do tja dilni. Përcaktoni objektivin dhe përshkoni rrugën drejt tij. Mos e vrisni mendjen për vogëlsira.

Ku ka pengesa dhe mundësi për humbje apo fitore, ka edhe lojëra. Duhet të ecësh përmes tyre. Ndërkohë që afrohesh me objektivin tënd aftësitë e tua rriten në aspekte nga më të ndryshmet. S’do e kuptosh kurrë thellësinë e qëllimit të një personi pa hasur pengesa. Mos u dorëzo kurrë!

Mos u dorëzo kurrë, si dhe shpenzo siç duhet!

E vërteta është se nuk mund të ecësh përpara nëse nuk shpenzon siç duhet, megjithatë sado keq të jetë situata, ti mund tja dalësh!

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
2
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!