Bazat e moralit shoqëror sipas Aristotelit (mësimi I)


2
7 shares, 2 points
aristoteli filozof
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Baza e përparimit të njeriut dhe njerëzimit është edukimi. Në themel të çdo feje dhe doktrine filozofike qëndrojnë mësimet morale, themelet e edukimit. Njerëzit e mëdhenj të çdo epoke e kanë kuptuar këtë domosdoshmëri dhe janë përkushtuar punës edukuese pa të cilën çdo arritje tjetër do të ishte e kotë ose pa kuptim. Të gjithë poetët e mëdhenj, shkrimtarë, historianë, krijues, artistë, shkencëtarë,  kanë qënë dhe edukatorë të mëdhenj. Njëri nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohrave, Aristoteli, ka trajtuar gjatë dhe gjerë problemet e edukimit, e sjelljes, e zakoneve, e moralit, e shpirtit, e arsimimit, e lartësimit dhe përparimit të moralit njerëzor. Aristoteli është themeluesi i shkencës morale, që në të vërtet është shkenca e urtësisë dhe mënçurisë njerëzore. Morali përcakton qëllimin e individit, qëllimin e politikës së lartë dhe të vërtetë. Politika duhet të transformojë ligjin moral në ligjin e shtetit. Qëllimi i etikës nuk është njohja teorike e veprimit të moralit por të ushtruarit e tij në praktikë për t’u bërë i virtutshëm, ndryshe studimi s’vlen për asgjë. Pra, vlera e moralit qëndron në zbatimin konkret të normave morale, thekson Aristoteli.

Qëllimi i jetës politike është virtuti, jo nderi, nderi është diçka personale. Por as virtuti në vetëvete s’mjafton sepse mund të jesh i virtutshëm dhe mund të flesh gjumë kur bota digjet, ose mund të qëndrosh indiferent ndaj së keqes që bën kërdinë. S’duhen përzjerë mjetet me qëllimet. Aristoteli i ndan virtutet morale në dy lloje: në virtute të karakterit dhe në virtute intelektuale ose të mendimit. Parimi jetës –thotë filozofi – është shpirti. Ndjeshmëria, pjesa irracionale e njeriut merr pjesë në arsye, pjesa që mendon vendos rregull, ajo që i nënshtrohet bindet. Njohja e shpirtit, për shkak të vlerës së lartë, ka rëndësi të dorës së parë sepse sjell një ndihmesë të madhe për njohjen e së vërtetës, jo vetëm në shkencat shoqërore por dhe ato natyrore, sepse shpirti është parimi jetës së gjallë.

Gjithë filozofët para Aristotelit shpirtin e shikojnë si parim të lëvizjes, Talesi, Pitagora, Herakliti, Demokriti, Anaksagora. Sipas tyre shpirti në thelb është gjithmonë në lëvizje, esenca e tij lëvizja në vetëvete. Sipas Aristotelit objekti ndjesor prodhon në organizëm një përshtypje që është njëkohësisht pasion dhe veprim. Kjo përshtypje krijon një formë në fuqinë shpirtërore që është e përbashkët për shpirtin dhe trupin, domethënë ndjeshmërinë irracionale. Më në fund kjo ndjeshmëri irracionale, kjo formë ose fuqi e errët, e pakuptueshme, krijon arsyen, e cila drejton sjelljen, prej këndej rrjedh një gjykim dhe një njohje.

Mësimet e Aristotelit janë aktuale, të mprehta, të prekshme sa risjellja e tyre në vëmendjen tonë është një domosdoshmëri historike. Ajo që i mungon kohës sonë është edukuata, morali, kultura e shëndoshë, gjykatësja dhe prijësa e veprimeve tona. Është thënë dhe e ripërsëritimin se kriza jonë është në radhë të parë krizë morale, prishje morale, rrënim moral. Në këtë mënyrë prekim rrënjët e së keqes shekullore që janë ngulitur në mendjet dhe shpirtrat tanë, rrënjë që kanë krijuar zakone tradicionale, një veshje prej hekuri, nga e cila nuk dalim dot. Shaktërrimi i kësaj këmishe primitive, e kësaj armature të rëndë, e këtij morali të mykur është detyrë parësore e elitave intelektuale, e kulturës, e artit, e shtetit, e shkollës, e shoqërisë. Populli nuk ka faj, populli duhet edukuar, njeriu duhet edukuar, rinia duhet edukuar, shoqëria duhet edukuar. Edukim moral përmes edukimit të ndjenjave, karakterit, zemrës, shpirtit, edukim intelektual përmes ndriçimit mendor, diturisë, arsimimit. Edukimi moral dhe intelektual, kultivimi i shpirtit dhe I mëndjes na shpie tek virtuti dhe e vërteta.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

2
7 shares, 2 points

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
1
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
1
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
3
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
1
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!