Bazat e moralit shoqëror sipas Aristotelit (mësimi II)


0
9 shares
aristoteli filozof
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Retorika dhe dialektika

Ç’është retorika? Përse Aristoteli ju përvesh punës për hartimin e një libri për retorikën? Kush ishte shqetësimi i madh i filozofit, i epokës, i shoqërisë njerëzore? Ishte pikërisht ai shqetësim që turbullon, mundon dhe torturon kohën e sotme, shoqërinë e sotme: fjalomani, zbrazëti, hipokrizi, gënjeshtra, fondamentalizëm, ekstremizëm, mungesë tolerance, akuza dhe kundërkauza, shpifje, papërgjegjshmëri, maskaradë! Aristoteli dërrmoi pikëpamjet e recituesve, e bejtexhinjve të rëndomtë, sofistëve injorantë, e demagogëve vulgarë që përkujdeseshin vetëm për lustrën, për shkëlqimin e jashtëm, për dukjen, imazhin, elekuencën.

Për ta morali, provat, e vërteta, drejtësia s’thonë asgjë. Aristoteli nëpërmjet hodhi bazat e retorikës, e diskutimeve, e debateve politike dhe shoqërore, e oratorisë dhe ligjërimeve publike. Opinionet janë opinione, nuk janë e vërteta absolute, debatet janë debate, kritikat janë kritika, kundërshtitë janë kundërshti, opozita është opozitë por në politikë, në diskutime dhe debate mbizotëron e mundshmja, gjasa, probabiliteti. Prej këndej buron dhe duhet të burojë toleranca, maturia, urtësia, morali i shëndoshë. Shqiptarët sot tmerrohen kur dëgjojnë opinionistët, parlamentarët, analistët, ose çoroditen, habiten, dëshpërohen, revoltohen, dhe me të drejtë. Arsyet janë të shumta por dy janë më kryesoret: mosnjohja e fushës së oratorisë nga populli, nga masa e gjerë, shkelja e normave morale, zhveshja nga morali i elitave politike. Prandaj njohja e retorikës së Aristotelit është një punë e dobishme për këdo, për masën e gjerë dhe për elitat drejtuese.

Por ç’është dialektika, retorika, sillogjizmi, enthyema sipas Aristotelit?

Sillogjizmi është një arsyetim që niset nga premisa të sigurta për të arritur në përfundime të sigurta. “Unë quaj enthymemë një sillogjizëm (arsyetim) oratorik dhe ilustrues të një induksioni oratorik”, – thotë Aristoteli. Është e qartë se rregullat e artit kanë për objekt provat, se prova është një lloj demonstrimi, sepse ne bindemi vetëm kur demonstrojmë.

Dialektika sipas Aristotelit provon të sigurtën nëpërmjet të sigurtës. Argumentet e dialektikës janë sillogjizmat dhe induksioni.

Induksioni niset nga e veçanta (pjesët) dhe nxjerr përgjithësime. Shëmbulli nxjerr përgjithësime nga një pjesë në një pjesë dhe i drejtohet më tepër pasioneve se sa arsyes. Shëmbulli nuk është raporti i pjesës me të tërën, as i së tërës me pjesën, as i një tërësie me një tjetër por raporti i një pjese me një pjesë tjetër, i një gjase me një gjasë tjetër kur të dyja ngjashmëritë janë përfshirë në të njëjtën mënyrë dhe njëra është më e njohur se tjetra. Nga rastet kalohet tek rregulli, tek përkufizimi.

Retorika e Aristotelit është shkenca e oratorisë. Objekti i retorikës janë opinionet njerëzore. Opinionet janë shumë të rëndësishme sepse njerëzit udhëhiqen më tepër nga opinionet se sa nga e vërteta. Aristoteli tregoi dhe fushat e njohjes njerëzore që shërbejnë si materie për retortikën, si lëndë e parë për oratorinë dhe moralin politik. Për të qënë orator ose politikan nuk duhet ndonjë formim i veçantë mjafton të kesh njohuri në fusha të ndryshme.

Jeta morale e njeriut dhe morali politik bazohet në tre ide themelore: e dobishmja, ndershmëria, drejtësia. E gjitha fuqia bindëse e oratorit, politikanit, qëndron pikërisht tek ndershmëria. Orator i zoti është ai që krijon pasione, që nxit, frymëzon, prek, ngjallë ndjenja dhe mendime sepse gjykimet tona nuk janë të njëjta kur ndiejmë dhimbje ose gëzim, dashuri ose urrejtje.

Për të provuar ato që thua duhet të dish të argumentosh, të njohësh mirë zakonet dhe virtutet njerëzore, pasionet, karakterin dhe natyrën e çdo njeriu, çfarë i shqetëson dhe çfarë i prek dhe intereson.

Pra, në këtë kuptim retorika aftësi e veçantë e gjithsecilit.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
9 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!