Mjaft më me justifikime!


0
9 shares
mjaft me justifikime
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Justifikimet i gjejmë kudo. Edhe unë si kushdo tjetër kuptoj se suksesi është punë, punë dhe vetëm punë. Nëse do ishte diçka e vështirë, gjithësecili do ta kishte arritur. Suksesi kërkon punë, dedikim dhe përkushtim. Zgjidh 10 miliarderë dhe secili do të thotë egzaktësisht të njëjtën gjë. Nuk do arrish të bëhesh i suksesshëm duke punuar “part-time” në internet, sepse nuk ka rrugë të shkurtër në këtë drejtim. Duhen orë të shumta. Suksesi i vërtetë, përtej nevojave elementare, kërkon përkushtim të madh.

Ata që justifikohen, nuk angazhohen. Mendojnë për arsye pse e bëjnë apo nuk e bëjnë diçka. Zakonisht, justifikimet bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme. Analizoje dhe vëzhgoje veten tënde para se të nxjerrësh ndonjë nga to:

  1. “Jam shumë i ri” ose “Jam shumë i madh” – Askush nuk më pyeti se sa vjeç isha kur mora kredinë e parë, kur shkrova librin tim të parë, apo kur bëra seminarin tim të parë. Pse dreqin mendon për moshën? Sa ka rëndësi nëse je 25 apo 55? Në çdo rast po përqëndrohesh nëpër limite. Mjaft më me justifikime dhe kërko të dalësh nga vetvetja. Askujt nuk i plas se sa vjeç je! Kur thua se je shumë i ri apo i vjetër, po u jep njerëzve arsye se pse nuk mund të bësh diçka. Aleksandri i Madh filloi të pushtonte botën kur ishte adoleshent, ndërsa Kolonel Sanders nuk shiti pula deri në moshën 60 vjeçare.

     

  2. “Paratë nuk të bëjnë të lumtur” – Ky është një nga justifikimet më të përdorura nga njerëzit që janë dorëzuar në misionin e vendosjes së një pasurie të vërtetë financiare. E si mund ta dinë ata nëse paraja nuk të bën të lumtur? Ata s’e kanë provuar! Praktikisht është të thuash: – “Jam i lumtur sepse jam i varfër.” Kanë thjesht monedha e asgjë më shumë, vetëm sepse nuk e kuptojnë vlerën e vërtetë të parasë. Është njësoj si dhelpra me rrushin, pasi nuk e kapi dot tha se nuk e donte fare. Pasi nuk e merr atë që do, fillon e nxjerr justifikime sikur nuk e ke dashur kurrë. Para të jep alternative, mundësi zgjedhjeje dhe zgjidh probleme. Oh, edhe diçka, paraja as nuk të bën as të palumtur, gjithashtu.

     

  3. “Do të jem i lumtur kur…” Ky justifikim i hedh fajin për të mos qenë i lumtur tani, në këtë moment, idesë se dikush apo diçka është përbërësi sekret që i mungon recetës. Do jem shumë i lumtur kur të martohem, kur të divorcohem, kur të gjej një punë, kur të ndryshoj punën, kur të vijë fundjava, kur të jem i pasur etj etj. Duhet të kuptosh diçka, nëse nuk je i lumtur tani çdo gjë vjen nga ti, jo nga rrethanat e tua. Ky justifikim del nga dikush që nuk merr dot përgjegjësinë e lumturisë së vet. Kjo do të thotë të presësh diçka të ndodhë, në vend të bërjes së diçkaje për t’u afruar me lumturinë e kërkuar. Fillimisht duhet të vendosësh e më pas të fitosh lumturinë. Gjëra të këqija mund të ndoshin, zhgënjime dhe refuzime ndodhin kudo në planetin Tokë. “Do të jem i lumtur kur…”, thuhet nga njerëzit që nuk e kuptojnë se ata vetë janë problemi, si dhe zgjidhja.

Mëso të përkushtohesh fillimisht e më pas fillo të mendosh për zgjidhjet e problemeve. Shumica e njerëzve thjesht nuk e marrin mundimit të egzekutojnë objektivat e tyre, por ndërkohë harxhojnë kohën me gjëra të pavlera, të cilat me shumë mundësi nuk do të ndodhin kurrë, duke u justifikuar më pas për mosveprimin e tyre. Justifikimet nuk do e ndryshojnë kurrë situatën tënde.

Skllevërit dhe viktimat justifikohen, prandaj do të jenë gjithmonë të destinuar të përdorin gjërat e lëna pas nga tjerët. Nuk egziston asnjë justifikim që mund apo do të të bëjë të suksesshëm. Keqardhja për veten dhe justifikimet janë shenja të pastra se dikush ka një nivel minimal përgjegjësie.

Mjaft u përpoqe të justifikohesh e të kënaqesh me pak. Ti mund dhe duhet të bëhesh milioner. Filloje rrugëtimin tënd që sot!
Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
9 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
1
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!