Mbyllja e duarve grusht mund të përmirësojë memorjen!


0
duart mbledhur grusht
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Është bërë një zbulim i ri mjaft interesant sipas të cilit memorja mund të përmirësohet vetëm nga një veprim shumë i thjeshtë edhe pse mund të duket e çuditshme. Studimi sugjeron që memorja mund të përmirësohet thjesht duke mbledhur duart grusht.

 

Sipas psikologëve, duke mbledhur dorën e djathtë grusht për 90 sekonda ndihmon në formimin e memorjes, ndërkohe e njëjta lëvizje në dorën e majtë ndihmon me kujtimin.

 

Në një eksperiment ku morën pjesë 50 të rritur, u arrit në përfundimin se ata performonin më mirë në veprimin e mbajtjes mend të fjalëve nga një listë e gjatë kur ndiqnin këto veprime.

 

Por pse ndodh një gjë e tillë? Ekspertët mendojnë se mbyllja e dorës grusht aktivizon pjesë specifike të trurit që janë të lidhura me procesimin e memorjes. Shkencëtari drejtues i eksperimentit, Ruth Propper, nga Montclair State University, New Jersey, tha se kërkimi sugjeron që lëvizje të thjeshta të trupit mund të përmirësojnë memorjen duke ndryshuar në mënyre të përkohshme mënyrën se si funksionon truri.

 

truri i njeriut i animuar

 

“Mbyllja e dorës së djathtë grusht menjëherë përpara se të mësoni informacion dhe mbyllja e dorës së majtë grusht menjëherë përpara se ta kujtoni atë, do të ishte diçka shumë e dobishme për të përmirësuar memorjen.” – tha Dr. Propper për BBC News.

 

Studime të mëparshme kanë treguar që mbyllja grusht e dorës së djathtë aktivizon hemisferën e majtë të trurit, ndërsa mbyllja grusht e dorës së majtë aktivizon hemisferën e djathtë. Kjo është lidhur edhe me emocionet, për shembull mbyllja grusht e dorës së djathtë është e lidhur me lumturinë apo nervozizmin ndërsa mbyllja grusht e dorës së majtë është e lidhur me ankthin apo dëshpërimin.

 

Procesimi i memorjes mendohet se përdor të dy anët e trurit, të majtën për kodimin e memorjes dhe të djathtën për marrjen e tyre.

 

Studime të mëtejshme do të studiojnë nëse mbledhja e dorës grusht mund të përmirësojë gjithashtu edhe procese të tjera mendore, për shembull aftësite verbale, dhe memorjen e vendeve dhe figurave. Megjithatë, duhet bërë ende shumë punë në më shumë subjekte për të qenë të sigurt për rezultatet.

 

Prof Neil Burgess, nga University College London Institute of Cognitive Neuroscience tha se një studim më i gjerë është i nevojshëm për të qenë të sigurt në lidhje me efektet specifike në memorje. Kjo duhet të përfshijë edhe skanime të trurit në mënyrë që të shihen më qartë efektet që ka në tru dhe në secilën hemisferë të trurit.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!