Mashkulli mbresëlënës Omega: Çfarë e bën atë më të mirë se mashkulli Alfa


0
8 shares
mashkulli omega
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Shumica prej nesh e dinë se çfarë mund të jetë mashkulli alfa, por shumë pak, për të mos thënë aspak, e kanë dëgjuar mashkullin omega. Ky lloj mashkulli nuk para merr shumë vëmëndje, megjithatë është përsëri mbreslënës.

Zakonisht, sa herë na shkon ndër mend për një specie mashkull, mendojmë për forcën, konkurrencën, dominimin apo udhëheqjen. Megjithatë, ka shumë lloje meshkujt që nuk bëjnë pjesë në këto stereotipe. Prandaj, për këta meshkuj nuk flitet shumë.

Llojet e meshkujve

Jo të gjithë meshkujt apo femrat janë njësoj, edhe pse shoqëria do të na bëjë të mendojmë ashtu. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të njohim nuancat që na bëjnë të veçantë, pavarësisht gjinisë. Pra, le të flasim për dy llojet e meshkujve, sipas shumicës së shoqërisë.

#1 Mashkulli Alfa. Mashkulli alfa është stereotipi tipik i mashkullit. Ai do të dallohet nga turma dhe të jetë ai qendra e vëmendjes. Duhet të jetë më i forti, më i shpejti, më i zgjuari, pra në përgjithësi thjesht më i miri. Me pak fjalë, konkurrenca me të është më e larta. Mendo për nje kope ujqish. Mashkulli alfa është udhëheqësi.

#2 Mashkulli Omega. Ndryshe nga mashkulli alfa, mashkulli omega shmang rreziqet apo përballjet. Në fakt, ata nuk i pëlqejnë shumë meshkujt alfa. Edhe pse mund të kenë vetëbesim të ngjashëm me meshkujt alfa, meshkujt omega nuk kanë nevojë të jenë qendra e vëmendjes.

Ata janë thjesh të kënaqur të mos të jenë ata që bien në sy, si dhe nuk e ndjejnë nevojën për të konkurruar më meshkuj të tjerë për të qenë më të mirët.

Karakteristikat e mashkullit omega

Fatkeqësisht, qëniet njerëzore në shumicën e kohës admirojnë meshkujt alfa. Për shembull, kush është lojtari më i njohur apo që bie në sy në një skuadër futbolli? Portieri? Jo. Organizatori. Ai është lideri i ekipit. Është truri pas çdo lojtari. Të gjithë e njohin organizatorin. Por a e njohin të gjithë portierin? Me shumë mundësi jo.

Kjo është e trishtueshmë, apo jo? Dhe nuk po flasim vetëm për sported këtu. Duke qenë se meshkujt alfa janë gjithmonë në qendrën e vëmendjes, shumica e njerëzve e kanë vëmendjen te ta. Por, meshkujt omega, ashtu si alfat, kanë disa aftësi mbreslënëse. Le të shohim disa nga këto cilësi që karakterizojnë meshkujt omega dhe që i bëjnë ata në dikë të cilin do duash ta njohësh. Ai është:

#1 I tërhequr. Tipikisht, mashkulli omega qëndron paska i tërhequr. Ndyshe nga alfa, ai nuk ka nevojë të jetë qendra e vëmendjes së një turme. Në fakt, të qenit personi mbi të cilin bie e gjithë vëmendja mund t’i shterojë energjitë.

Në fakt, mashkulli omega pëlqen të qëndrojë vetëm shumicën e kohës. Ai rikarikohet kur shpenzon kohë me veten e tij, në vend të të qenit me njerëz duke u munduar t’u tregojë atyre se është më i miri. Atij thjesht nuk i interesin fare kjo pjesë.

#2 Gjakftohtë. Mashkulli alfa është i gjallëruar, karizmatik dhe qendra e vëmendjes. Ndërsa mashkulli omega në anën tjetër, është shumë më gjakftohtë, i qetë e i balancuar. Ai të jep përshtypjen se nuk është shumë energjik. Nuk ndizet. Është në përgjithësi menefregist dhe nuk ka mentalitetin pët të “luftuar” për çdo gjë. Në vend të të bërit shumë zhurmë, ai zgjedh një rruge komplet tjetër.

#3 Gentleman. Meqë ky tip mashkulli nuk është aq dominant apo i mbushur me testosteron sa mashkulli alfa, ka tendencën të jetë më i sjellshëm në marrëdhënie. Shume mirë ai mund të jetë djali që të masazhon shpatullat pas një dite të lodhshme në punë.

Ose mund të përkëdhelet me ty e të shohi filmin tënd të preferuar. Ai ka një anë të butë, e cila është shumë tërheqëse në një marrëdhënie romantike.

#4 I sjellshëm. Mashkulli omega nuk e ka kohën të zënë në përpjëkje për të treguar veten e për të qenë “njeriu i momentit”, prandaj dhe mund të jetë më i fokusuar te njerëzit e tjerë. Nëse ke nevojë për ndihmën e dikujt për të lëvizur, duhet të kërkosh ndohmën e një mashkulli omega.

Ai do të të ndihmojë jo sepse do të  shihet si heroi, por thjesht sepse është i mirë e i sjellshëm. Do të ndohmojë gjyshet të kalojnë rrugën apo me trastat e pazarit, si dhe do luajë e përkëdheli bebet me “ooohh” e “aaah”.

#5 Empatik. Nëse po fillon të krijosh një lidhje në këtë pjesë, ke të drejtë. Të jesh empatik, do të thotë të mund të kuptosh se çfarë po kalon një person tjetër, pra të të kuptosh se ç’po ndjen ai. Dhe kjo shkon përtej mëshirës apo të ndjerit keq për dikë për një moment të tijin. Në fakt, mashkulli omega ka një aftësi shumë të mirë të shohë botën nga syte e të tjerëve. Kjo nuk është një karakteristikë që zotërohet nga shumë meshkuj alfa.

#6 Me filozofi pak e saktë.  Një mashkull omega nuk ka shumë e shumë shokë. Përderisa ai është i tërhequr dhe pëlqen të shpënzojë shumë kohë vetëm, me shumë mundësi ai nuk do të ketë një numër të lartë shokësh nëpër media sociale (gjithmonë nëse ka llogari nëpër media të tilla)

I pëlqejnë bisedat e gjata e të thelluara. Preferon shokë besnikë, që i njeh prej kohësh e që e di se mund të mbështetet te ta. Çdokush tjetër thjesht e bezdis. Pra me pak fjalë, shkon me filozofinë “pak e saktë”.

#7 I pëlqen të punojë vetëm. Mashkulli omega do të ketë shokë e njerëz shumë të afërt, por pëlqen të punojë vetëm. Qoftë në profesion, apo në planin personal, atij nuk i pëlqen t’i përkasi një grupi apo diçkaje klishe. Përderisa ai nuk ka dëshirën e madhe për të qenë udhëheqësi apo për tu veçuar nga turma, pse të lodhet pët të qenë pjesë e një grupi?

 #8 Nuk ka ego të theksuar. Një mashkull alfa se si mund të shihet nga njerëzit e tjerë. Për këtë, ata kanë gjithmonë nevojë për të kënaqur egon e tyre. Kjo përfshin edhe mburrjen për arriitjet e tyre për ta kënaqur këtë ego. Ndërkohë, mashkullit omega nuk i intereson kjo pjesë.

Ata mund të arrijnë po njësoj sa mashkulli alfa (ose dhe më shumë), por njerëzit e tjerë ndoshta sdo ta marrin vesh kurrë. Ata me shumë mundësi nuk do ta publikojnë në Facebook apo Instagram. Ndoshta ai nuk do t’u thotë as shokëve më të ngushtë. Nuk e ka nevojën e pranimit apo lajkave për të kënaqur egon.

Si mashkulli alfa, edhe ai omega kanë secili cilësitë e tyre mbresëlënëse. Megjithatë, duke jetuar në një shoqëri me kulturën për të vlerësuar gjithmonë vlerat ultra-mashkullore, shpesh mashkulli omega anashkalohet.

Kjo është për të ardhur keq, pasi siç mund të shihet nga lista e mësipërme, mashkulli omega mund të jetë personi i përkryer për të qenë shoku i ngushtë, bashkëshorti, apo dhe thjesht komshiu miqësor.

Vetëm se dikush nuk bie në sy apo veçohet nga turma, nuk do të thotë se ai është më pak i rëndësishëm. Mashkulli omega është një djalë i mrekullueshëm, prandaj hapi sytë e mos e lër thjesht të të përpara.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
8 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
2
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
1
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!