Landmarket (pika referimi)


0
5 shares
Galeria e arteve
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Çfarë është një landmark?

Një objekt ose tipar i një peizazhi apo qyteti që shihet lehtë dhe njihet nga një distance e konsiderueshme, veçanërisht ato objekte që i mundësonjnë dikujt të përcaktojë vendndodhjen e tyre.

duke punuar

Një ngjarje, zbulim ose ndryshim që shënon një fazë të rëndësishme ose një pikë kthese.

Të gjithë ne që jetojmë në Tiranë kemi pikat tona të referimit. Duke u nisur nga ato më të dukshmet deri tek ato personale.

Në kategorinë e parë bëjnë pjesë objekte, sheshe, parqe, të një rëndësie të veçantë si nga ana funksionale dhe nga ajo historike, sentimentale për qytetin. Ndërsa në kategorinë e dytë bëjnë pjesë ato zona të Tiranës të cilat janë tërësihst vetjake, të dashura, të bukura, të pista, pjesë që na ngrënë nervat dhe një listë e gjatë në vazhdim.

Duke e parë në një këndvështrim më të gjerë e gjithë kjo bashkësi krijon të ashtuquajturën ‘memorie kolektive’. Kjo e fundit na ndihmon ne të krijojmë një mënyrë të caktuar dhe të veçantë të të lëvizurit.Gjithkush ka metodën e tij “të pagabueshme” për të na shpjeguar vendodhjen.

Në kuadër të binales Mesdhetare të artit që po mbahet në Tiranë dhe Durrës këtë edicion një grup të rinjsh krijuan një aktivitet mbi këtë temë. Ata krijuan një itenerar me më shumë se 12 pika referimi  të njohura për të gjithë banorët e qytetit. Sipërfaqja e mbuluar ishte e konsiderueshme duke qënë se ata arritën të përfshinin pjesën kontemporane me bërthamën historike të qytetit.

reje e fujimotos

Qëllimi I ‘shëtitjes’  I vëzhgimit dhe studimit të objekteve, shesheve, landmarke-ve ishte dalja në konluzione të përmbledhura në formën e fjalive të shkurtra mbi ndjesinë që percjellin këto fragmente të Tiranës.

Një nga pikat kryesore të zhvillimit të ëorkshop-it ishte udhetimi në kohë I disa prej këtyre Landmarke-ve. Si kanë evoluar godinat, sheshet, parqet dhe si janë transformuar emertimet e tyre.

grupi i te rinjve

Çështja ose problematika kryesore që u dallua ishte se se pak njihet qyteti ku ne jetojme nga brezat e rinj, studentët, vizitorët, etj. Kjo per shkak të një dukurie të quajtur ‘heterotopia’.

Heterotopia është një koncept në gjeografinë njerëzore të përpunuar nga filozofi Michel Foucault për të përshkruar vendet dhe hapësirat që funksionojnë në kushte jo hegjemonike. Këto janë hapësira të ndryshme, të cilat janë të parëndësishme, që janë njëkohësisht fizike dhe mendore, të tilla si hapësira e një telefonate ose momenti kur e shihni veten në pasqyrë.

Foucault përdor termin ‘heterotopia’  për të përshkruar hapësira që kanë më shumë shtresa ose marrëdhënie se sa mund të kuptohet me një shikim të parë. Në përgjithësi, një heterotopi është një përfaqësim fizik apo përafrim i një utopie, ose një hapësire paralele (si një burg) që përmban trupa të padëshirueshëm për të bërë një hapësirë vërtetë utopike, të mundshme.

P.sh sheshi Nënë Tereza u ndërtua nga fashistët për të patur funksionin e një foltoreje për liderët politikë, më pas me ardhjen e regjimit komunsit ai u shndërrua në një kampus studentor ndersa sot ka funksione rekreative me periudha të caktuara.

Një dukuri e tillë po vërehet dita ditës në rritje. Hapësira që kanë një identitet të caktuar apo një histori që lidhet me to, ku e dyta e theksoj është thelbësore për një qytet po mjegullohen nga vendime të caktuara thjesht për të mos i lënë pa emër.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
5 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
2
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!