Një histori dashurie aq e veçantë sa u hetua nga “Snopes.com”


0
7 shares
histori dashurie e vecante
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Ish trajnieri i skuadrës së universitetit të Kalifornisë, i ndjeri John Wooden, ka thënë, – “Pasioni është i përkohshëm. Dashuria zgjat.” E në fakt dashuria e John për të shoqen është nga ato histori romantike që mund të kthehen edhe në legjenda. Wooden i shkruante asaj një letër çdo datë 21 të muajit, duke shprehur se sa shumë e merrte malli e se mezi priste ta takonte përsëri.

“Më pas ai do ta palosë një herë, do ta fusi në një zarf të vogël e do të futet në dhomën e tij.” – shkroi në mars të vitit 2000 gazetari Rick Riley për “Sports Illustrated”. “Ai do të shkojë në stivën e letrave që prehen në jastëkun e saj, do të zgjidhë fjongon e verdhë, do të vendosi letrën e re në krye dhe do të lidhi përsëri fjongon. Stiva tani do të ketë 180 letra, pasi në 21-shin e ardhshëm do të bëhen 15 vite që nga dita kur Nellie, bashkëshortja e tij e dashur, u nda nga jeta në moshën 53.”

cift te moshuarish

Rick ishte vetëm një prej shumë gazetarëve sportivë të cilët dokumentuan ritualin e pazakontë të John Wooden pas vdekjes të së shoqes. Vite më pas, historia e tij u risfshaq në skenë, madje edhe më popullore, raportoi Barbara Mikkelson nga “Snopes.com”. “Nuk e kuptojmë dot se pse historia mori një hov të tillë dhe u kthye në trend në vitin 2004.” – tha ajo pas vdekjes së Wooden në qershor të vitit 2010.

Rick për “Sports Illustrated”, në artikullin e tij, e përshkroi odën e të veut kështu: – “Në kujtim të saj, ai fle vetëm në anën e tij të krevatit, vetëm me jastëkun e tij, gjithmonë mbi çarçafë, asnjëherë mes tyre, duke u mbuluar vetëm me kuvertën e tyre të vjetër.”

Meqë “Snopes.com” e konsideron veten si burimi më i madh i legjendave urbane, folklorit, miteve, thashethemeve apo disinformimit, bashkëkrijuesja e faqes, Barbara Mikkelson, filloi të hetonte. “Në shumicën e rasteve, historitë që na mahnisin e na habisin, kanë shumë pak fakte që t’i mbështesin, duke u krijuar kryesisht me qëllim parësor inspimin, në vend të informimit,” – shkroi ajo. “Megjithatë, ky nuk është një prej atyre rasteve.”

“Në çdo datë 21 të çdo muaji, pasi e viziton në varrin e saj, trajnieri Wooden i shkruan asaj një letër, të cilën e lë mbi jastëkun e saj në anën e saj të krevatit. Çdo letër e përfundon duke i shprehur asaj se e merr malli çdo ditë dhe se mezi pret të takohen e të jenë përsëri bashkë.” – raportoi Snopes. “Letrat e trajnierit për të shoqen janë edhe për record. Ato përmenden thuajse në çdo artikull mbi të, shpeshherë nga gazetarë që i kanë parë edhe vetë letrat.”

 

John Wooden
John Wooden
Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
7 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
2
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
1
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!