Fuqia e lashtë e thirrjes së Mantra-ve, e vlerësuar edhe nga teknologjia e sotme


0
4 shares
Mantra
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Të lidhësh spiritualitetin me teknologjinë në kohët e sotme duket si një trend i ri, sepse njerzit  kërkojnë prova para se të ndjekin praktika të caktuara.

Metoda me Mantra është shumë e lashtë, aq e lashtë saqë as shkenca nuk mund ta përballojë dot historikun e saj. Është përdorur më shumë për kurime dhe për të nxjerrë në pah një pjesë të mirë të vetes tënde. Por, sot teknologjia po na jep disa ndihma për ta kuptuar më mirë.

Recimiti në lutje nga Hindu, Budist, Kristian, Islamik dhe tradita Hebreje, janë përdorur më së shumti për të sjell pranë fuqi mbinatyrore apo për të shëruar njerzit. Një interes i madh është rritur kohët e fundit përsa i përket kësaj metode të lashtë, ku njerzit duan ta përdorin për shëndet apo pasuri.

Ka shumë shkenca që studiojnë Mantra-n. “Disa prej tyre janë shkencat e forta, si fizika, psiko-akustika etj.”- thotë Jonathan Goldman, një autor amerikan, muzikant dhe mësues në fushën e Harmonisë dhe Shërim me anë të tingujve.

Vite më parë, Dr, Herbert Benson, professor, autor, kardiolog, dhe themeluesi i institutit mjekësor në Harvard për dinamikat mendje\trup, ka vëzhguar sesi Mantra të ndihmon në ngacmimin e “përgjigjes së relaksit”. Quhet kështu pasi është përgjigja që ka truri për të relaxuar muskujt, të ulë presionin në gjak dhe të ngadalësojë frymëmarrjen me anë të disa enzimave dhe kimikateve.

Dr. David Shananoff-Khalsa drejtori i grupit kërkues për dinamikat në mendje-trup në institutin UCSD BioCircuits, ka prezantuar idenë se recitimi bën që gjuha të prekë meridianët e akupunturës dhe të krijojë masazh që te stimulojë trurin.

Dr. Ranjie Singh, neurolog, shkrimtar, biznesmen, edukator global, ka zbuluar se nëse reciton mantra të caktuara, stimulojnë hormonin melatonin, i cili ka shumë të mira, ndër të cilat ul rrezikun e tumorrit dhe bën që të flesh shumë mirë.

Recitimi është zbuluar se ndihmon në oksigjenimin e trurit, rregullon rrahjet e zemrës, rregullon presionin në gjak, dhe qetëson aktivitetin e trurit. Gjithashtu mund të stimulojë që hemisfera e djathtë dhe ajo e majtë të sinkronizohen.

Kur ndihemi të sëmurë fizikisht ose psikologjikisht, ne kërkojmë ndihmë. Imagjinoni një botë ku recitimi të jetë ndër gjërat e para që rekomandohet i cili ndihmon trurin të kalojë në një gradë më lart dhe të shërojë vetveten, gjithësecili do të ndihej më mirë. Shpresojmë të ndodhi sa më shpejt!

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
4 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
1
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!