Forca e vullnetit nuk funsionon! Ja si mund të ndryshosh diçka në jetën tënde


1
24 shares, 1 point
forca e vullnetit nuk funksionon
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Nëse dëshiron të krijosh një ndryshim të përhershëm në jetën tënde, më vjen keq, por forca e vullnetit me shumë mundësi nuk do të të ndihmojë.

Pavarësisht nëse dëshiron të pasurohesh, të mos përdorësh me tepricë mediat sociale, të përmirësosh marrëdhëniet me të tjerët, të jesh më i lumtur, të shkruash një libër apo të hapësh një biznes, forca e vullnetit nuk është gjëja që do të të ndihmojë tja dalësh mbanë.

Mënyra më e mirë për tu ballafaquar me zhvillimin personal dhe arritjen e sukseseve është të ballafaqohesh njësoj si me ndonjë varësi tënden. Në fund të fundit, kjo është realisht gjëja që ti po bën. Si qenie njerëzore, të gjithë kemi varësitë tona.

Unë e pranoj hapur se jam i varur nga mediat sociale, sistemi im i besimit se si duhet të jenë gjërat, zona ime e rehatisë, apo justifikimeve të mia. Gjitashtu, jam i varur nga një sërë sjelljesh të tjera, të cilat bien ndesh me objektivat apo qëllimet e mia.

Të gjithë kemi varësi. Dhe këto mospërputhje që i njohim janë vërtetë mpirëse.

Nëse do vërtetë që të ndryshosh, forca e vullnetit nuk do të jetë e mjaftueshme. Në fakt është komplet e kundërta. Pikërisht forca e vullnetit është ajo që po të pengon.

Forca e vullnetit është një qasje e dështuar ndaj lulëzimit e suksesit

 “Forca e vullnetit është për njerëzit që janë ende të paqartë për gjërat që duan të bëjnë.” – Helia

Nëse të kërkohet përdorimi i forcës së vullnetit për të bërë diçka, padyshim që këtu ka një konflikt të brendshëm. Ti do të hash ëmbëlsirën, por dëshiron edhe të mos të shëndoshesh.

Tensioni është në rritje…

Çfarë hapi do të marrësh?

A do të bëhesh i fortë kësaj here dhe t’i rezistosh tundimit? Apo do të thërrmohesh?

Sipas kërkimeve të ndryshme psikologjike, forca e vullnetit është si një muskul. Është një burim i fundëm që venitet nga përdorimi. Si pasojë, në fund të ditës tënde të lodhshme, muskujt e tut ë forcës së vullnetit janë të rraskapitur, prandaj te mbetet të përballesh vetëm për vetëm me veten tënde të zhveshur e të pambrojtur, me zero kontroll ndaj mbllaçitjeve të orëve të vona apo aktivitete që çojnë kohën dëm.

Të paktën, kështu të është thënë.

Duket qartazi se kërkimet mbi forcën e vullnetit shpjegojnë sjelljet e njerëzve. Por vetëm në një nivel sipërfaqësor, efektet. Fakti se kërkohet përdorimi i forcës së vullnetit na vjen nga dy burime, apo shkaqe edhe më themelore:

  1. Ti nuk e ke të qartë se çfarë dëshiron, prandaj shkakton konfliktin e brendshëm.
  2. Ti nuk i je dedikuar diçkaje duke krijuar kushtet për ndihmuar apo lehtësuar angazhimin tënd.

Çfarë dëshiron në të vërtetë?

 “Në momentin që ti merr një vendim, universi angazhohet për ta kthyer në realitet.” – RalphËaldo Emerson

Nëse jeta jote kërkon vorcë vullneti, ti akoma nuk e ke vendosur plotësisht se çfarë dëshiron. Pasi nëse merr një vendim të vërtetë, debati i brendshëm merr fund. Siç ka thënë edhe Michael Jordan: – “Pasi merrja një vendim, nuk e diskutoja më kurrë.”

Pasi vendos se çfarë do të bësh, vendimi është marrë. Prandaj, po kështu janë vendosur edhe të gjitha vendimet e mëvonshme mbi këtë çështje. S’ka më pyetje.

Pra, e ke ndarë mendjen për këtë? Apo ende po mendohesh? Je akoma në udhëkryq, apo ke marrë një vendim?

Derisa vërtetë të vendosësh, do të të kërkohet përdorimi i forcës së vullnetit e si pasojë do vazhdosh të kesh përparim minimal.

A je i vendosur?

Çfarë është vendosmëria në këtë rast?

Si e kupton nëse je vërtetë i vendosur për diçka?

Në rastin e arritjes së objektivave, vendosmëria përfshin:

  • Të investosh që në fillim
  • T’i bësh gjërat publike
  • Të vendosësh një afat kohor
  • Të krojosh disa sisteme apo mënyra për të marrë kritika/këshilla dhe përgjegjësi
  • Të heqësh apo të ndryshosh nga ambjenti yt çdo gjë që kundërshton bindjen tënde

Nëse je vërtetë i bindur e i përkushtuar ndaj diçkaje, në mendjen tënde është njësoj sikur e ke arritur suksesin. Çdo pyetje apo mosbesim është zhdukur.

Nëse je i vendosur për të marrë pjesë në një maratonë, do të bësh çdo gjë të mundur që të sigurohesh që të marrësh pjesë. Nuk do tja lije kurrësesi fatit.

Do të filloje duke u regjistruar në një garë (investim). Do ta bëje publike (faza e parë e përgjegjësisë). Do të kërkoje dhe do të gjeje një partner në vrapim për të ruajtur nivelin e përgjegjësisë. Do të vëzhgoje dhe masje zhvillimin tënd me ndihmën e partnerit që ke gjetur (kritikat/këshillat). Së fundmi, do të largoje nga jeta jote çdo gjë që të pengon së vrapuari.

Vendosmëria do të thonë ndërtimi i një sistemi mbrojtës të jashtëm për objektivat e tu. Vendimi i brendshëm, i zhveshur në një mjedis të jashtëm të kundërt dhe të pambrojtur nuk është vendosmëri.

Krijimi i kushteve për ta bërë arritjen e susksesit të pashmangshme

“I varuri ka nevojë të ndryshojë vetëm një gjë… komplet jetën e tij.” – Ben Hill, Ph.D

Pavarësisht se sa vendosmëri të brendshme ke, do të dështosh në ndryshimin e jetës tënde nëse nuk ndryshon mjedisin përreth teje.

Këtu dështon qasja me anë të forcës së vullnetit. Kjo qasje nuk përqëndrohet në ndryshimin e mjedisit, por në rritjen e përpjekjeve personale për të tejkaluar mjedisin në të cilin ndodhesh. Çfarë ndodh si përfundim? Ti i dorëzohesh mjedisit pavarësisht përpjekjeve të tua të mëdha.

Mjedisi është më i fuqishëm sesa vendosmëria jote e brendshme. Si qenie njerëzore, ti merr formën e mjediseve në të cilat e vendos veten vazhdimisht.

Si rrjedhojë, mënyra më e mirë për të përdorur mundësinë tënde për të zgjedhur është që me atë vullnet të krijosh mjedise ku të përdorësh vendosmërinë tënde. Në fakt, nëse je vërtetë i vendosur për diçka, kjo është pikërisht ajo që do të bëje.

Nëse do të lësh pijen, duhet të ndalosh së qeni 1) rreth njerëzve që kanë problem me pijen dhe 2) në vende që ofrojnë alkool. Forca e vullnetit do të të lërë në baltë. Duhet vërtetë që të vendosësh se do të heqësh dorë, do të përkushtohesh e më pas do të krijosh një mjedis ku suksesi do të jetë i paevitueshëm.

Nëse do të bëhesh alpinist profesionist, duhet të shoqërohesh me alpinistë profesionistë dhe të drejtosh të gjithë mënyrën tënde të jetesës drejt atij objektivi.

Kështu funksionon evolucioni. Ne përshtatemi me mjedisin. Prandaj. Evolucioni i ndergjegjsëm përfshin zgjedhjen apo krijimin e qëllimshëm të një mjedisi, për t’u shndërruar në personin që duam të bëhemi.

Çdo gjë në jetë ka një process natyral e organik të vetin. Ne përshtatemi dhe evolojmë sipas mjedisit që zgjedhim. Ti je ky që je si pasojë e mjedisit tënd. Do të ndryshosh? Ndrysho mjedisin. Mjaft më me vorcë e vullnetit!

Konkluzion

Napoleon Hill ka thënë: – “Kur dëshirat e tua të jenë mjaftueshëm të forta, do të duket sikur do të zotërosh superfuqi për tja dalë.” Në mënyrë të ngjashme Bill Walsh ka thënë: – “Nëse pse-ja jote do të jetë mjaftueshëm e fortë, do e gjesh kollaj edhe si-në!”

Nëse të duhet të përdorësh forcën e vullnetit:

  • Akoma nuk e ke mbledhur mendjen.
  • Dëshira jote (pse-ja jote) për për objektivat e tu nuk është mjaftueshëm e fortë.
  • Akoma je i bindur e i përkushtuar për çfarë do të bësh.
  • Mjedisi ku ndodhesh kundërshton objektivat e tu. Prandaj, akoma nuk e ke krijuar mjedisin, në të cilin objektivat e tu do të ishin të pashmanshëm.

Forca e vullnetit ta shpif. Harroje!

Në vend që të përqëndrohesh në sjelljet e tua, përqëndrohu në mjedisin tënd. Ky mjedis, përfshirë njerëzit që të rrethojnë, është treguesi më i qartë i personit që je dhe atij që do të bëhesh.

Faleminderit për kohën tënde!

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

1
24 shares, 1 point

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
1
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
1
E frikshme
Hallall Hallall
1
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!