A është antimateria çelësi për anti-gravitetin?


0
Antimateria
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kërkuesit në Cernë, në Zvicër, kanë testuar një mënyrë të re për të zbuluar nëse antimateria është burimi i një force të quajtur “antigravitet”. Thërrmijat e antimateries janë “imazhi pasqyrë” i materies normale, por me ngarkesë elektrike të kundërt. Se si përgjigjet antimateria ndaj gravitetit mbetet mister, megjithatë mund të ‘bjerë sipër’ në vend që të bjerë poshtë.

 

Tani kërkuesit kanë bere hapa gjigande në rrugën e zbulimit të kësaj ceshtjeje. Antimateria është një prej mistereve më të mëdha në fizikë dhe mendohet që sasi të barabarta materie dhe antimaterie janë krijuar që në fillimin e Universit.

 

Antimateria

 

Megjithate, kur këto të dyja takohen, ato shkatërrojne njëra tjetrën duke u kthyer në dritë të pastër. Se pse Universi që shohim ne tani është bërë në pjesën më të madhe me materie, dhe përmban vetëm pjesë shumë të vogla antimaterie, është një mister, dhe një numër i madh studimesh janë bërë për të gjetur ndryshimin ndërmjet të dyjave.

 

Ekipi “LHCb” ka raportuar një ndryshim të vogël në shkatërrimin e thërmijave të quajtura Bs mesons, megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme për të shpjeguar misterin e materies. Një ndryshim i rëndesishem ndërmjet të dyjave mund të jetë mënyra se si ato ndërveprojnë me gravitetin – antimateria mund të largohet nga materia, dhe jo të tërhiqet prej saj.

 

Megjithatë ky është një ndryshim që askush nuk ka qenë në gjendje që ta tesotoje, deri në eksperimentin Alpha (Antihydrogen Laser Physics Apparatus) të Cern-it, një eksperiment i dizenjuar për të ndërtuar dhe zënë në “kurth” atomet e antimateries.

 

Ashtu si hidrogjeni që është i përbërë nga protone dhe elektrone, antihidrogjeni është një atom i përbërë prej antiprotoneve dhe pozitroneve. Problemi nuk është vetëm ta krijosh, por ta bësh që të jete aq gjate sa të mund të studiohet, përpara se të përplaset me ndonjë materie dhe të shkatërrohet.

 

Ne vitin 2010 ekipi Alpha arriti ta bënte, dhe në vitin 2011 ata treguan që mund të mbanin atomet e antihidrogjenit të zëna në “kurth” për 1.000 sekonda. Tani ekipi i është rikthyer të dhënave të tyre mbi 434 atome antihidrogjeni, me pyetjen në lidhje me antigravitetin në mendje.

 

“Përgjate gjithë eksperimenteve, ne lëshojme atomet e antihidrogjenit dhe kërkojme për shkaterrimin e tyre.” – tha Jeffrey Hangst, zëdhënës për eksperimentin. “Ne i kemi parë të dhënat në mënyrë që të kërkonim mos kishte ndonjë influence graviteti në pozicionet në të cilat ato shkatërrohen.”- tha ai.

 

Ekipi ka bërë një studim statistikor në lidhje me pozicionet ku shkonin atomet e antihidrogjenit, lart apo poshte dhe ata arritën të krijonin një ide fillestare për mënyrën se si anti-atomet i përgjigjen gravitetit.

 

U vu re se ato ishin më pak se 110 herë më të prekshme nga graviteti se sa atomete thjeshta, dhe më pak se 65 here në fuqi, por në drejtimin e kundërt. Pra shkurtimisht, deri tani, pyetjes nuk i është dhënë përgjigje.

 

“Nuk është një rezultat mbreslënës, por është hera e parë që dikush ka qenë në gjendje të flasë për dicka të tillë.” – tha Prof Hangst. Qëllimi kryesor i eksperimentit Alpha është të studiojë nivelet e energjisë tek antihidrogjeni, për të parë ndryshimet mes tij dhe hidrogjenit që fizikantët tashmë e njohin me shumë saktësi. “Ne jemi shume të interesuar dhe kemi shumë mundësi për studimin e antimateries dhe kjo është një mënyrë e re që ka të ardhme.”

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!