E dini kush do të jetë “Leicesteri” i ri i këtij sezoni?


0
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Do t’ju flasim për historinë e papërsëritshme të ekipit i cili po surprizon në një nga kampionatet më të forta në botë. Ky ekip nëse vazhdon me këto ritme, pa frikë, mund të konsiderohet dhe “Leicesteri” i ri, i këtij sezoni. Bëhet fjalë për ekipin Red Bull Leipzig, i cili pas 11 ndeshjesh, udhëheq i vetëm Bundesligën gjermane, pas gjigandëve të F.C. Bayern München, të cilët së fundmi u mundën dhe nga rivalët direkt, të Borussia Dortmund.

 

Për t’ju treguar për këtë histori, mund të duhet të kthehemi jo shumë pas në kohë, vetëm në vitin 2009, kur ky ekip u krijua. Po po, e lexuat shumë mirë. E vërteta është që ky ekip “hirushe”, ndryshe nga Leicesteri në Angli, nuk dashurohet nga fansat gjermanë. Po ju shpjegojmë më poshtë se përse ndodh kjo.

 

Me siguri nuk keni dëgjuar për SSV Markranstädt, ekip i cili, militonte deri në atë vit, në kategorinë e pestë gjermane. Gjigandi i pijeve energjike, e bleu të drejtën e markës së këtij klubi, dhe e riemëroi atë në Red Bull Leipzig. Sipas rregullave të Federatës Gjermane të Futbollit, ekipet nuk kanë të drejtë të mbajnë emrat e sponsorave të tyre, ne emërtimet zyrtare, ndaj emërtimi formal i ekipit, ngelet RB Leipzig. Me të marrë drejtimin e klubit, i vendosën një qëllim ambicioz vetes së tyre, që ishte arritja e Bundesligës, brenda tetë viteve, në fakt e arritën në shtatë.

 

 

 

Lojtarët e RB Leipzig festojnë me fansat pas fitores së parë në divizionin e parë të futbollit gjerman
Lojtarët e RB Leipzig festojnë me fansat pas fitores së parë në divizionin e parë të futbollit gjerman

 

Për të ndaluar superfuqitë ekonomike që të shkatërrojnë lojën dhe freskinë e garës në futboll, Gjermania implementon, rregullin ’50+1′, i cili dikton, që 51% e drejtuesve të bordit zgjidhet nga fansat. Kundërpërgjigja e Leipzig ishte një kuotë anëtarësimi vjetore 800 euro, pa të drejtë vote. Sipas një artikulli të fundit të prestigjozes ‘The Guardian’, vetëm 17 anëtarë në bord, kanë të drejtë vote, dhe shumica prej tyre kontrollohen nga kryesia e gjigandit të pijeve energjike.

 

Pra duket se “Leicesteri” i ri i Gjermanisë nuk qenka dhe aq pa mëkate? Mbase, por e vërteta është që ky ekip i ri, ka bërë shumë mirë dhe në ekipet zinxhire, dhe së fundmi ka bërë që të dallohen disa lojtar tepër të talentuar të rinj, të cilët së shpejti mund t’i shohim dhe në vitrinat europiane të futbollit.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!