Dasma e mbushur me detaje nga Disney


0
9 shares
dasem me motive nga disney
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Më duhet ta pranoj, personalisht nuk jam ndonjë adhurues i dasmave me ndonjë tematikë të caktuar. Prandaj, kur më kapën sytë një dasëm me motive nga filmat e njohur të Disney, isha pak skeptik. Por, pasi fillova të shihja vetëm pak nga fotot e çiftit ndërrova mendje. Çifti i ri nga Teksasi arriti të organizojë një dasëm elegante, me shije, por mbi të gjitha të kuruar në detaje mahnitëse. Që nga fustani i nuses, te tavolina e pritjes e deri te torta, çdo gjë ishte në vendin e duhur. Çifti i bukur, ceremonia e pritja më kanë ndryshuar komplet mendjen për dasmat me tematika të përcaktuara. Kështu, nëse jeni në një mendje me mua, kam besim të madh se dhe ju do ndryshoni mendim. Pra, nëse jeni kuriozë për këto lloj dasmash, le t’i hedhim së bashku një sy kësaj dasme me tematikë nga filmat Disney.

 

Çifti

Nuk mund ta filloja pa ju tregur fillimisht një fotografi nga çifti. Ceremonia u zhvillua në zemër të Teksasit, ku të ftuarit kryesore ishin familjarët dhe shoqëria.

fotoja e ciftit

 

Vajzat

Jo vetëm që më pëlqen shumë kombinimi dhe veshja e shoqërueseve të nuses, por më pëlqen shumë edhe se secila ndryshon pakëz nga njëra-tjetra. E meqë ra fjala, fustani i nuses në menyrë elegante ka përdorur detaje nga Disney.

shoqerueset e nuses

 

Detaje të harkut të hyrjes

Për të ruajtur vazhdimësinë e detajeve nga filmat e Disney, harku i hyrjes në ceremony ishte i ndërtuar prej degësh e thuprash që përfundonin me drita të vogla në skaje, si dhe flutura.

harku i hyrjes ne ceremoni

 

Tavolina Kryesore

Tavolina kryesore përmbante këtë rikrijim të kështjellës së bukuroshes së fjetur. Pse do pyesnit ju? Dhëndri i kishte propozuar për martesë nuses pikërisht në këtë kështjellë në Disnayland të Kalifornisë.

tavolina kryesore

 

Torta

Kur dëgjova se kjo ishte një dasëm me detaje nga Disney, automatikisht mendova se torta do ishte me detaje nga hirushja. Megjithatë çifti edhe njëherë na tregoi se e kishte pikë të fortë kreativitetin, duke vendosur mbi tortë këto kopje të vogla të karrigeve të Carl dhe Ellie nga filmi “Up”!

torta e dasmes

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
9 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
1
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!