Çlirimi nga paragjykimet!


0
6 shares
Filozofi Beikon
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Përpjekja e parë e mendjes njerëzore duhet të jetë çlrimi nga paragjykimet sepse paragjykimet vendosen midis njeriut dhe objekteve dhe pengojnë procesin e njohjes. Beikoni paragjykimet i quan idole dhe i ndan në disa lloje:

1.Idolet e fisit. Këto paragjykime janë të përbashkëta për të gjithë njerëzimin. Këto idole janë në origjinë të mendjes njerëzore dhe kanë të bëjnë me prirjen e njeriut për t’i gjykuar gjërat jo sipas asaj që janë në të vërtetë por sipas marrëdhënieve që kanë me to. Në këtë mënyrë mendja njerëzore ngatërron, përzjen natyrën e vet me atë të objekteve dhe për rrjedhojë i deformon ato (d.m.th. prish, shtrembëron, tjetërson, defiguron imazhin që reflekton objekti).

2.Idolet e shpellës. Janë paragjykimet e çdo njeriu të veçantë skllav i të cilave është ai vetë. Këto paragjykimi burojnë nga tipologjia e veçantë e çdo njërit, nga individualiteti, temperamenti, karakteri, shijet, edukimi, funksionet sociale, zakonet. Çdo njeri ka “shpellën e tij të vogël” ku drita e diellit depërton e thyer dhe e deformuar.

3.Idolet e forumit. Këto paragjykime burojnë nga marrëdhëniet sociale dhe sidomos nga gjuha e njeriut. Mendja shpesh bie në kurthin e fjalëve që përdor sepse ato nuk i përgjigjen asgjëje, ose shprehin ide konfuze dhe kanë ekuivoke. Këto idole i vërejmë sot tek demagogët, analistët, politikanët, injorantët, që flasin për gjithçka dhe s’thonë asgjë. Jo vetëm kaq por besojnë se thonë të vërteta të përjetshme, të vërteta të mëdha, se thonë gjëra të mënçura, të bukura, të larta, etj!

4.Idolet e teatrit. Këto paragjykime burojnë nga teoritë dhe sistemet e ndryshme filozofike. Çdo teori filozofike është pjesë e një “teorie të madhe dhe të vetme”, secila teori bën lojën e vet në teatrin e madh të jetës. Sikurse thamë në krye të këtij shkrimi, asnjë teori filozofike nuk ka mundur të japë një shpjegim të plotë dhe përfundimtar të botës.

Prandaj, konkludon Beikoni, për të njohur mendja njerëzore duhet të prishë çdo idol, të shkatërrojë çdo paragjykim, ta vërë gjithçka në dyshim. Nëse shkenca fillon me siguri ajo do të sosë me dyshim, nëse do të nisë me dyshim, do të sosë me siguri. Empirikët ngjajnë me milingonat, mbledhin pa rregull dhe pa bërë dallim ç’të gjejnë përpara.

Të mbledhësh sa më shumë fakte, të dhëna, të eksplorosh, eksperimentosh, të zhvillosh gjueti sipas “shembullit të Panit”! Racionalistët shëmbëllejnë me merimangën, endin rrjeta të hijshme dhe delikate; ndonëse të admirueshme ato grisen lehtë. Modeli i vërtetë i dijetarit është bleta; ajo thith nektarin e luleve, kpështeve, lëndinave, fushave dhe e kthen në mjalt. Përfundimi: shpresa e vetme për progress qëndron tek metoda e induktive, domethënë, nga moria e madhe e fakteve të kalosh në përgjithësime, nga e veçanta të ngjitesh tek e përgjithshmja.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
6 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
2
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!