Champions – java e pestë: buzëqeshin ekipet e mëdha, përvec Bajernit


0
Lojtarëte Barcelonës festojnë golin e kapitenit Lionel Messi
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Java e pestë Champions League, për fazën në grupe, kanë ulur siparin e tyre. Rezultatet kanë qenë brenda pritshmërive dhe kanë kënaqur planet e të mëdhave, përvec Bajernit të Mynihut që sheh veten të rrëshqasë, në transfertën ruse.

 

Barcelona dhe Mançester Siti kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Katalanasit triumfuan në Skoci ndaj Sëlltikut vendas me rezultatin 0-2 falë dopietës së Lionel Mesit, i cili realizoi në minutën e 24-t dhe të 55-tën me penallti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë Siti i Guardiolës barazoi 1-1 në Gjermani përballë Mynshengladbahut. Të dy ekipet e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë pas kartonëve të kuq të marrë nga Shtindl në të 51-tën dhe Fernandinjo në të 53-tën. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të me anë të Rafaelit, por David Silva barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

 

Arsenali dhe PSG-ja u ndanë në një barazim 2-2 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Londër. Francezët kaluan të parët në avantazh me anë të Kavanit në minutën e 19, por Zhirud barazoi në të 45-tën falë një penalltie, e cila njëkohësisht ishte gjuajta e parë e Arsenalit në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë Verrati në të 60-n dhe Ajuobi në të 77-n realizuan nga një autogol, duke vulosur rezultatin përfundimtar në barazim 2-2. Një statistikë e çuditshme nga ky takim është se u regjistruan më shumë gola sesa gjuajtje në portë.

 

Ndërkohë në takimin tjetër të grupit, Ludogorets dhe Bazel u ndanë në barazim 0-0. Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka u aktivizua 90 minuta të plota për Bazelin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 63-të.

 

 

Ndeshjet e pesta të Grupit D kanë përcaktuar jo vetëm emrat e dy skuadrave të kualifikuara në fazën tjetër, por edhe vazot në të cilat ato do të renditen gjatë shortit në turin e ardhshëm.

 

Ndonëse ndeshja që ka mbetur është pikërisht dueli direkt mes Bajern Mynih dhe Atletiko Madrid, janë këta të fundit që kanë siguruar vendin e parë falë suksesit 2-0 ndaj PSV-së.

 

Golat e Gameiro dhe Griezman i dhanë një sukses të thjeshtë ekipit të Simeones, që u ngjit kësisoj në kuotën e 15 pikëve, pasi regjistroi vetëm fitore në 5 ndeshjet e luajtura në këtë turne.

 

Por për t’i dorëzuar përfundimisht vendin e parë mendoi Bajerni, që u mund në Rusi përballë Rostovit në një ndeshje mjaft të bukur. Në takimin e luajtur në temperatura ekstreme nën zero, Ançeloti la në stol shumë prej titullarëve të zakonshëm si Çabi Alonso, Kimish, Alaba apo Myler, një lëvizje që nuk rezultoi më e goditura. Edhe pse bavarezët kaluan të parët në avantazh me Daglas Kosta, rezultati u kthye në favor të rusëve në fillimin e pjesës së dytë.

 

Barazimi i Bernat la të shpresohej për një përmbysje të radhës së skuadrës gjermane. Por goditja e dënimit e Noboa mposhti portierin zëvendësues Ulreih të Bajernit dhe kjo rezultoi hera e fundit kur topi përfundoi në rrjetë në këtë mbrëmje, duke i dhënë suksesin 3-2 Rostov që vazhdon të shpresojë për një vend në Ligën e Europës falë këtij rezultati. Kjo ishte hera e parë që nga vitit 2009-2010 që bavarezët humbnin dy ndeshje në fazën në grupe të turneut.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!