Pse të sfiduarit e vetes është çelësi i suksesit


0
9 shares
Celesi i suksesit
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Si mund ta lë punën që kam tani edhe të ndjek dëshirën dhe pasionin tim në jetë? Kjo është pyetja që të vjen në mendje kur ndihesh se duhet të lesh pas diçka që ju bën të ndiheni rehat.

Donnell Turner tregon historine e tij:

E di që e kam ndjerë atë frikë jo shumë kohë më parë. Një vit më parë kuptova që nëse nuk do rrezikoja tani, nuk do mund ta bëja më kurrë në jetën time. Sapo kisha mbaruar së punuari në Disney Channel dhe vendosa të bëja një udhëtim në Canada për të gjetur fokusin. Gjithmonë mendoja: “Cili është qëllimi Im në jetë?” dhe “Çfarë po më ndalon së arrituri atë gjë?” Përgjigja ishte asnjë gjë, asnjë gjë nuk po më ndalonte përveçëse vetja ime.

Gjeta mënyrën sesi tu përgjigjesha më thjeshtë atyre pyetjeve duke shkruar në një fletë të bardhë të gjitha aftësitë dhe kualitet që kisha fituar ndër këto vite. Jo vetëm që bëra këtë por listova të gjitha kërkesat më të shpeshta që më kanë bërë njerzit.

Ja ku jam sot duke I mësuar brezit të ri sesi të ndjekin pasionin e tyre. Nëse unë nuk do ta kisha bërë do isha duke drejtuar apo punuar në ëndrrën e dikujt tjeetër. Nëse do të arrish këtë lloj pavarësie duhet që të fillosh të rrezikosh apo të sfidosh veten, pra të dalësh nga zona e rehatisë.

1.Gjej pasionin dhe qëllimin

Çfarë të ngacmon? Cila është pse-ja pas cdo veprimi që beni ditë për ditë? Duhet ti dini të gjitha këto gjëra përpara se të dilni në të panjohurën. Mënyra më e mirë për tu dhënë përgjigje është të shkoni në një vend të izoluar, të meditoni dhe të vendosni objektiva dhe qëllime.

Nuk mund të hezitoni nëse vërtet dëshironi ta ndryshoni mënyrën sesi po jetoni. Gjeni arsyen pse keni nevojë për ndryshim edhe ndiqeni deri në fund. Merrni si shembull Brian Wayy: “Nuk kisha zgjidhje tjetër në atë kohë përvecëse të punoja nga ora 9 deri në 5, por prap së prap ajo çka më mbante të fortë është mendimi që sot duhej te punoja më fortë sesa dje.” Mos u limitoni kurrë, gjeni gjithmonë një arsye më të fortë për të ecur përpara.

2.Afirmime

Thojini vetes gjëra të mira përditë, nuk ka rëndësi nëse I besoni apo jo, sepse nëse do jeni të aftë të komunikoni me veten tuaj duke I thënë se mund të bëj dicka… është e sigurtë që në fund do ja arrish. Duhet të krijoni lëkurë të fortë, vetem në këtë mënyrë do mund ta përballoni nëse gjërat bëhen të vështira.

3.Vendosni Objektiva

Të vendosësh objektiva mund të duket ndonjëherë si super jo produktive ose me raste dhe të pamundura për ti arritur. Duhet të kesh fokusin në mënyrë që ti arrish. Donnell Turner dha këshillën më të mirë: “Duhet ta vendosni veten në shumë situate të ndryshme, niseni duke krijuar plane afatshkurtër, afatgjatë, një plan 5 vjecar le të themi. Ditë për ditë sfidojeni veten të bëni dicka të re.”

Mënyra më e thjeshtë është të krijoni plane ditore ose javore. Listoni cfare duhet të beni ditë për ditë dhe ne fund shikoni mundësite tuaja financiare. Sapo t’ja keni marr dorës filloni shkruani nga e Hëna në të Premte 3 gjëra që duhet ti bëni dhe ti mbyllni përditë. Nëse nuk arrini të mbyllni ato 3 gjëra atëhere plani duhet të nisi nga fillimi.

4.Krahasohuni me njerëz që ju inspirojnë

Shumë personazhe të njohur, si aktorë, gazetarë gjithmonë pas skenave kanë thënë se kanë patur njerez që I kanë inspiruar gjithë kohës dhe janë përpjekur të marrin dhe fitojnë sa më shumë veçori prej tyre. Si Donnell Turner dhe Brian Wayy kanë gjetur mësues që I ndihmuan shumë dhe I dhanë një shtysë shumë të madhe për karrierën e tyre. Pyetja është “Si mund ta arrish këtë gjë?” Është e thjeshtë, mos kini frikë të pyesni dikë që të bëhet mësuesi juaj juaj.

5.Përballuni me frikën

Kur jeni jashtë zonës suaj të rehatisë, po I jepni vetes mundësi të reja. “Suksesi nuk ka të bëjë me rehatinë, por me ndjesinë e arritjes. Kam mësuar se ne nuk duhet thjeshtë të ekzistojmë, por të kërkojmë gjithmonë e më shumë pavarsisht rrethanave.” Donnell ka thënë. Kur je përpara një frike është një shenjë që je duke u sfiduar. Sfidat na bëjnë të ndriçojmë më shumë se cdo herë tjetër më parë. Të rritesh do të thotë të ndryshosh objektivat e tua, gjithashtu ti shtosh ato.

Nëse nuk përpiqesh ta tregosh veten tënde para gjërave të reja përditë dhe të ndjekësh të njëjtën rutinë nuk do t’ju coj askund. Pra… mos ki frikë të bësh atë që do vërtet!

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
9 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
1
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
1
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
1
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!