Ajnshtajni Filozof (Pjesa I)


0
5 shares
Ajnshtajni filozof
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në këtë shkrim po ndalemi te Albert Ajnshatajni, mendja e të cilit shkëlqen njëlloj si në shkencë si në filozofi.

Jeta pa qëllim është e zbrazët

Ajnshtajni thekson se jetën e njeriut e drejtojnë idealet, qëllimi, se pa ideale të larta, nuk ka jetë të lartë, se në jetë është udhëhequr gjithmonë nga e Vërteta, Mirësia dhe Bukuria, se artistët dhe shkencëtarët duhet të merren me problemet e botës objektive dhe jo t’u shmangen atyre. Suksesi i sipërfaqshëm, qetësia, lumturia, pasuria, luksi, si qëllim në vetëvete, janë të përçmuara, ideale të denja për një rritës derrash.

Vlera e vërtetë e qënies njerëzore përcaktohet në radhë të parë nga shkalla dhe ndjenja me të cilin ai ka arritur të çlirohet nga vetëvetja. Pra, nëse ai është i lirë. Dhe liri, thotë Epikteti, do të thotë pavarësi mendimi.

Gjëja e vërtetë në teatrin e jetës njerëzore nuk është shteti por individi i ndërgjegjshëm krijues, personaliteti; ai vetë krijon fisnikun dhe frymëzuesin, ndërkohë që turma mbetet e pajetë në mendime dhe ndjenja. Gjëja më e bukur që mund të përjetojmë është misteri. Kjo është ndjenja themelore që qëndron në djepin e artit dhe shkencës së vërtetë. Ai që nuk e njeh këtë dhe që nuk mund të çuditet, të mrekullohet, është si të jetë i vdekur, si një qiri i shuar. Lartësimi i njeriut dhe njerëzimit arrihet vetëm nëpërmjet studimit dhe krijimtarisë artistike, përpjekjeve për të kuptuar, puna intelektuale.

Kjo detyrë u përket në radhë të parë artistëve të mëdhenj e më pas shkencëtarëve. Platoni e shpreh kështu këtë ide: ndjenja të shpie te bukuria, mendimi tek Zoti. E nëse thellohemi tek kjo çështje, mund të të themi se ndjenja, jeta shpirtërore dhe intelektuale të shpie tek besimi, tek e vërteta, tek Zoti. Gjithçka ka arritur njerëzimi është fryt i veprimtarisë krijuese të individit dhe brezave të tërë njerëzorë.

Ajnshatajni nënvizon rolin e rëndësishëm të indivit krijues në shoqëri, të gjenijve në fushën e artit dhe shkencës. Pa personalitete krijuese të afta për të menduar dhe gjykuar në mënyrë të pavarur, zhvillimi dhe përparimi i shoqërisë është i pamundur sikurse personaliteti i individit nuk mund të zhvillohet pa ushqimin shpirtëror të shoqërisë.

Popullsia e Europës është rritur tre herë, numri i personaliteteve udhëheqëse është zvogëluar jashtë mase. Mungesa e figurave të dalluara është veçanërisht e mprehtë në fushën e artit. Piktura dhe muzika përfundimisht është degjeneruar dhe është larguar nga populli. Politika gjithashtu ka degraduar jo vetëm se mungojnë udhëheqësit por sepse ka humbur dhe pavarësia shpirtërore dhe ndjenja e drejtësisë.

Brenda dy javëve, populli i çdo vendi, mund të përpunohet si delet nga gazetat, sa njerëzit e prekur nga tërbimi janë gati të veshin uniformat ushtarake, të vrasin dhe të vriten, për të mbrojtur qëllimet e mbrapshta të partive. Vendin e personaliteteve krijuese e ka zënë organizimi. Zhvillimi i teknologjisë dhe ekonomisë ka dobësuar zhvillimin e lirë të individit.

Liria

Për një krijues, qoftë artist qoftë shkencëtar, liria është thelbësore, jetike. Liri shpirtërore, liri politike, pavarësi intelektuale, pa patur frikë se do të ndëshkohesh, penalizohesh, dënohesh. Liria absolute përbën në vetëvete një ideal por njerëzimi duhet të luftojë sa më shumë të jetë e mundur për realizimin e këtij ideali.

Krahas lirisë së jashtme, domethënë infrastrukturës ligjore, garancive kushtetuese, duhet të ekzistojë dhe liria ekonomike, siguria e jetës, plotësimi i nevojave themelore për një jetesë normale. Veprimtaria krijuese, dhe ajo shkencore, kërkojnë dhe lirinë e brendshme, pavarësinë e të menduarit, pa qënë të kufizuar nga autoritetet shtetërore dhe paragjykimet shoqërore. Në kushtet e sotme, liria ekonomike, më saktë, mungesa e lirisë ekonomike, përbën kërcënimin kryesor të lirisë krijuese.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
5 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
1
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!