Ajnshtajni Filozof (Pjesa II)


0
6 shares
Ajnshtajni filozof
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Feja, Besimi dhe Shkenca

Një nga problemet më të mëdha të filozofisë dhe mendimit shkencor ka qënë raporti mes fesë dhe shkencës, besimit dhe dijes. Mendimtarët janë ndarë në dy grupime kryesore, disa pranojnë rolin e rëndësishëm të fesë për shoqërinë njerëzore, disa mohojnë tërësisht fenë duke e quajtur pengesë madhore për emancipimin e shoqërisë.

Ky debat është i vjetër dhe ka marrë ngjyrime sipas konditave historike, sipas rrethanave dhe zhvillimeve shoqërore, konteksteve botërore dhe lokale. Për këtë arsye, këndvështrimi i një shkencëtari për fenë, si në rastin e Ajnshtajnit është tepër tërheqës dhe me vlerë. Ajnshtajni flet për një ndjenjë dhe emocion fetar, për shpirtin fetar të shkencëtarit, për mënyrën se si lind besimi, më saktë për burimin e lindjes së besimit te shkencëtari.

Sipas tij, besimi lind nga habia, misteri dhe emocioni që shkakton përpjekja për të depërtuar në thelbin e sendit, fenomenit, dukurisë, ekzistencës, e manifestimit të arsyes dhe bukurisë vezulluese gjatë procesit të njohjes dhe studimit.

Për të gjetur kuptimin e jetës, thotë filozofi, duhet të jesh besimtar, se njeriu që e konsideron jetën si të pakuptimtë, jo vetëm nuk është i lumtur por dhe nuk është i zoti ta përballojë jetën. Shkencëtari dhe jo vetëm, duhet të ketë dhe ka një ndjenjë besimi të vetën, që dallon nga besimi i një njeriu naiv, që është supersticioz dhe i kapluar nga frika.

Krijuesi ka një bindje të fortë se është duke bërë gjënë e duhur, ka një këndellje të brendshme drejt një qëllimi të madh, që e tërheq zvarrë. Gjatë këtij udhëtimi ai zbulon bukuri të pafundme dhe zotërohet nga një ndjenjë habie euforike dhe lumturie të epërme.

Ai i afrohet vazhdimisht të vërtetës, Zotit dhe ndihet nga pak qënie e mbinatyrshme, ndihet Zot. Këtë kënaqësi e provojnë vetëm gjeninjtë, vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm, që zbulojnë harmoninë dhe përsosmërinë universale, ligjet dhe parimet që qeverisin botën, natyrën dhe kozmosin. Prandaj këto ligje apo parime i quajmë hyjnore. Ato ekzistojnë por mendja njerëzore i zbulon pak e nga pak, pas përpjekjeve titanike dhe sfilitëse.

Ajnshatjni pohon se besimi dhe dituria janë dy gjëra të ndryshme, që nuk e zëvendësojnë dot njëra-tjetrën por jo pa lidhje me njëra-tjetrën. Njohja e së vërtetës, njohja objektive, inteligjenca, zbulon lidhjet mes fakteve, se si ndikojnë ata mbi njëri-tjetrin, lidhjen e brendshme mes mjeteve dhe përfundimeve, na jep instrumentet e fuqishme për arritjen e disa përfundimeve, pra, njohjen e asaj që është. Kjo njohje ndihmon dhe në formimin e qëllimit dhe etikës së gjykimeve.

Njohja e së vërtetës nuk është udhërrëfyese. Ne dimë atë që është, por si do të jetë kjo që është nesër, pasnesër, cili do të jetë qëllimi i aspiratave tona njerëzore? Ekzistenca dhe veprimtaria jonë fitojnë kuptim vetëm atëherë kur kemi qëllime. Pra, këtu zbulohen limitet, kufizimet e njohjes racionale. Mendimi i thjeshtë nuk mund të përcaktojë sensin (kuptimin) e përfundimeve kryesore, ndikimin e tyre në jetën emocionale të njerëzve.

Sipas Ajnshatajnit, këtë kuptim, këtë qëllim, e japin besimet fetare, traditat fetare, të cilat ushtrojnë një ndikim të madh mbi njeriun dhe shoqërinë njerëzore.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
6 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
1
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
0
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!