7 mënyra për të kaluar nga e “zakonshme” në të “jashtëzakonshme”


0
8 shares
jete e jashtezakonshme
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Si është të jetosh një jetë të jashtëzakonshme?

Për të parë të jashtëzakonshmen, le të shohim fillimisht të zakonshmen. Kur them e zakonshme, nënkuptoj se je në një punë që nuk është se e dashuron e ditën ecin ngadalë me monotoninë e tyre, pra me pak fjale ti thjesht egziston.

Një jetë e jashtëzakonshme, në krahun tjetër, është një jetë që e ke ndërtuar dhe vazhdon ta ndërtosh vetë. Ti jeton jetën që do, një jetë emocionuese e plot energji. Dhe për më tepër, kjo nuk do të thotë të kesh një pasuri të madhe monetare për të jetuar një jetë të jashtëzakonshme, edhe pse nuk ka asgjë të keqe nëse e ke. Thjesht ti je në kontroll të plotë të jetës tënde. Ti bën çfarë do, paguhesh për të bërë gjëra që do t’i bëje gjithësesi dhe je me të vërtetë i lumtur. Për mua, përcaktimi më i mirë për një jetë të jashtëzakonshme është një jetë e lumtur.

Ja disa mënyra specifike për të shndërruar jetën tënde nga e zakonshme në të jashtëzakonshme.

1. Kupto veten tënde

Duhet të kuptosh se çfarë të motivon. Çfarë të emocionon? Cili është pasioni yt? Çfarë është gjëja që dashuron të bësh?

Nëse nuk je i sigurtë, shpenzo ca kohë në përpjekje për të kuptuar veten. Vëzhdo se çfarë të bën të lumtur, çfarë të emocionon e të bën të hidhesh pupthi nga krevati çdo mëngjes apo të bën të ndihesh i përmbushur. Përqëndrohu në të bërit e gjërave për të cilat je gjithmonë i ngazëllyer.

2. Paguaju për të bërë atë që dashuron

Në momentin që kupton se çfarë të motivon, përpiqu të organizosh ditët e tua në mënyrë të atillë që të maksimizosh kohën e shpenzuar për këtë aktivitet që të pëlqen. Fillimisht mund të përdorësh orët e para të mëngjesit, apo fundjavat. Më pas përpiqu të gjesh një mënyrë për tu paguar për të bërë atë që dashuron. Qëllimi duhet të jetë të jetosh duke punuar në diçka të cilën e do vërtetë dhe që do e bëje edhe pa pagesë në çdo rast.

3. Investo gjithmonë për mësim dhe edukim

Nëse do të jetosh një jetë të jashtëzakonshme, duhet të fokusohesh në procesin e përmirësimit të vetes ditë pas dite. Në fund të çdo viti duhet të dish e të kuptosh diçka, të cilën nuk e dije në fillim të vitit. Në jetë nuk ka gjëra të rëndësishme pa mund e lodhje. Qëndro pozitiv e i hapur ndaj rritjes personale. Sfido trurin tënd duke përvetësuar diçka që nuk e dije më parë.

4. Mbaj pritshmëri të larta

Kjo është një pikë kritike për të jetuar një jetë të jashtëzakonshme. Mjaft me cinizma dhe mendime të tipit “Mua nuk më ndodhin gjëra të mira. Çdo gjë më shkon ters.” Mbaj prishtshmëri të larta për veten dhe jetën tënde. Ëndërro gjëra të mëdha. Emocionohu për një objektiv të madh apo ide të madhe. Qëndro i frymëzuar për të ecur para e për tu rritur. Një ëndërr e madhe mund të të ndihmojë në këtë pjesë.

5. Fito pavarësi financiare

Ka një ndryshim midis të qenit i pavarur financiarisht dhe të qenit i pasur. Të qënit i pavarur financiarisht do të thotë të jetosh brenda normave të tua. Nuk ke borxhe të mëdha. Mund të shohim njerëz vërdallë e të themi me vete se sa të pasur duhet të jenë, gjithë ajo shtëpi apo gjithë ajo makinë. Por, në të vëtetë ata mund të kenë një mal me para borxh. Për mendimin tim, kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme është kur askush, asnjë institucion apo bankë, nuk e ka gishtin nga ty. Ëndërro gjëra të mëdha, por ji i përgatitur edhe për “dështime”. Prit dhe planifiko të arrish suksesin, por mos harro edhe faktin që shumë gjëra nuk shkojnë gjithmonë siç duhet.

Të jesh financiarisht i pavarur do të thotë se nuk je kurrë në një pozitë ku çdo gjë është në rrezik nëse bota rreth teje shembet. Kur nisi kriza financiare në 2008, fëmijët e mi ishin në shkollë private. Më kujtohet se si shumë e shumë njerëz u ndërruan shkollën fëmijëve. Njihja shokë që kishin plane, të cilat u zhdukën menjëherë pasi shumë anë të jetës së tyre ishin ndërtuar mbi borxhe e kredi.

Në cilindo nivel të kem qenë në jetë, gjithmonë kam besuar e vazhdoj ta besoj, se një makinë e paguar është një makinë e mirë. Një makinë për të cilën ke marrë borxh një mal me para, vetëm e vetëm për të ngarë një Maserati, nuk është një makinë e mirë.
Fito pavarësi financiare.

6. Trajto njësoj si fitoren, ashtu edhe humbjen

Nëse provon shumë gjëra, nëse jeton një jetë plot aventura, do të kesh shumë suksese, por dhe shumë dështime. Në rreshtat e një poeme nga Rudyard Kipling shkruhet: – “Nëse mundesh, takohu me Triumfin dhe Katastrofën dhe trajtoi dy mashtruesit njësoj…”

Thuajse kurrë gjërat nuk janë aq mirë sa duken kur çdo gjë shkon mirë, por po kështu, thuajse kurrë nuk janë aq keq sa duken kur asgjë spo shkon siç duhet. Ajo që bën ndryshimin është aftësia për të ecur e për tu rritur në jetë, pavarësisht çdo gjëje. Gjithmonë do ketë ditë me diell dhe ditë me shi. Ky është fakt. Vendose veten në një pozitë ku mund tja dalësh financiarisht, fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht.

7. Puno më fort

Themeluesi i Primerica, Art Ëilliams, ka dhënë një fjalim me temë “Pak më shumë.” Ai foli për dallimet mes njerëzve shumë të suksesshëm dhe njerëzve mesatarë. Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se firuesi bën çdo gjë të mundshmë për të fituar… dhe pak më tepër. Është e pamundur të ecësh në jetë duke bërë thjesht ç’është e mjaftueshme. Duhet të bësh më tepër se aq. Nëse një nivel përpjekjeje do të të japë shtysën për të ecur përpara, niveli tjetër do të të japë jetën e jashtëzakonshme.

Arritja e suksesit nuk është e lehtë. Duhet punë e fortë. Sukseset pa punë janë ëndrra me sy hapur. Puno fort. Paguaj çmimin që vjen me të. Por sigurohu të jesh duke punuar fort drejt një objektivi që e ke vendosur dhe do të arrish. Bëj këtë dhe një jetë e jashtëzakonshme të pret.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
8 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
2
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!