7 ide të gabuara lidhur me udhëtimin drejt Iranit


0
8 shares
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Udhëtimet drejt Iranit janë rritur gjatë viteve të fundit, megjithëse disa vizitorë mund të kenë akoma dyshime, këto dyshime zhduken sapo arrijnë atje. Këtu po ju prezantojmë disa nga idetë e gabuara për udhëtimin drejt Iranit dhe të vërtetën pas tyre.

 

Është e pasigurtë

Për shkak të arsyeve politike dhe portretizimit që i bëhet nga media, shumica e njerëzve mendojnë se Irani është i pasigurtë dhe shumë udhëtarë e vizitojnë plot ankth , por shpejt zbulojnë se realiteti është shumë ndryshe. Irani është vend i sigurtë. Vjedhjet janë të rralla, dhe krimet e dhunshme janë pothuaj joekzistente. Është normalisht e këshillueshme të merren masat e zakonshme të sigurisë njësoj si në vendet e tjera që udhetoni, por shpejt do kuptoni që në Iran do jeni të sigurtë.

 

Femrat nuk janë të sigurta

Në vazhdimësi të pikës më lart, femrat , janë veçanërisht të sigurta. Ndoshta mund të ndeshen me disa shikime, por nuk janë dashakeqe dhe zakonisht janë thjesht shikime kurioze drejt një të huaji duke pyetur veten se nga çfare vendi vjen.

 

Ju nuk mund ta vizitoni

Një tjetër ide e gabuar e nxitur nga arsye politike, “Irani është i kufizuar” është ajo çfarë shumë të huaj mendojne , veçanërisht Amerikanët, por nuk është dhe nuk ka qënë ndonjëherë e vërtetë. Në fakt vitet e fundit udhëtimi drejt Iranit është bërë më i lehtë. Turistë nga shumë vende tashmë mund të marrin vizë në momentin e mbërritjes, e gjithashtu ishujt Kish dhe Qeshm ofrojnë qëndrim të limituar pa viza, kështu që mund të shijoni pak nga kultura Iraniane edhe nëse nuk keni kohë ta vizitoni plotësisht.

 

Perëndimorët nuk pëlqehen

Një nga idetë e gabuara më shumë të propaganduara nga media është që të huajt dhe veçanërisht perëndimorët nuk pëlqehen. Megjithatë , kjo gjë është shumë e pavërtetë. Iranianët i pëlqejnë shumë turistët, dhe mikpritja Iraniane është shumë e dukshme sepse atje ju jeni khâreji, i huaj. Në listën e turistëve që Iranianët kanë qejf, Amerikanët janë të parët.

 

Është vend i pazhvilluar 

Shumë pak nga “Irani i vërtetë” shihet nga jashtë vendit, kështu që shumë njerëz mund të mendojnë që Irani është i pazhvilluar. Në fakt është relativisht i zhvilluar në fushën e teknologjisë, mjeksisë moderne, turizmit, dhe shkencës hapësinore për të përmendur disa. Gjithashtu ka disa ndërtesa moderne që nuk do ta besoni që mund ti gjeni në këtë vend. Të thoni apo të mendoni që Irani është vend i prapambetur apo vend në zhvillim është një gabim trashanik.

 

Nuk ka çmime aq të uleta sa mund të mendoni

Turistët për një kohë të gjatë e kanë parë Iranin si një vend ku mund të shëtisësh dhe të shohësh çdo gjë me një buxhet të ulët. Megjithatë, pavarësisht disa turistëve që presin pushime të lira, inflacioni ka bërë që çmimet të rriten. Ndonëse është padyshim akoma i përballueshëm, edhe me një buxhet të limituar, ju do zbuloni që do shpenzoni të njëjtën shumë si do shpenzonit me euro ose dollarë për një kafe.

 

Iranianët janë të ndyshëm nga unë apo ti

Për shkak të opinioneve jo të favorshme karshi Iranit që qarkullojnë në botën perëndimore, është normale të mendojmë që Iranianët janë shumë të ndryshëm nga ne për ide apo pikëpamje, dhe kjo është arsyeja kryesore që kujtimet më mbresëlënëse të turistëve që kthehen nga Irani, kanë të bëjnë njerëzit vendas. Ndoshta zbulimi që të gjithë ne jemi më shumë të ngjashëm se të ndryshëm e bën të gjithë eksperiencën më të këndshme.

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

0
8 shares

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
0
Prekëse
E këndshme E këndshme
0
E këndshme
Dreqin Dreqin
0
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
1
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!