5 mënyra se si njerëzit e suksesshëm marrin kontrollin e jetës së tyre


1
15 shares, 1 point
si te marresh kontrollin e jetes
Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Njerëzit e suksesshëm kuptojnë se jetojnë në një botë ku ndryshimi është i vazhdueshëm e jo episodik.

Disa nga gjërat më të rëndësishme në jetë realizohen vetëm duke patur një ndjesi urgjence. Megjithatë, disa nga streset më të mëdha që mund të kalojmë, vijnë si pasojë e bombardimit me emergjenca në jetë. Cili është dallimi? Është qendra e kontrollit. Stresi po na vjen si pasojë e faktorëve të jashtëm, apo po na vjen nga vetë ne?

Një ndër autorët më të shitur dhe ekspert në lidership, John Kotter, ka thënë se të paturit e shumë punonjësve, përfshirë edhe drejtuesit, nuk kanë një ndjenjë urgjence në punën e tyre. Ky fenomen vihet re çdo nivel të korporatës. Kjo nuk do të thotë se punonjësit duhet të vrapojnë me flakë në kokë. Kjo do të thotë se punonjësit janë të përqëndruar në gjërat që kanë vërtetë rëndësi. Ata e kuptojnë se ndryshimi është i vazhdueshëm e jo episodik. Ata e dinë se kompania nuk mund të pushojë gjatë, edhe në raste festimi të fitoreve. E gjitha kjo, nuk mund të realizohet pa ate ndjesinë e emergjencës.

Si mund të paralelizohet kjo gjë në jetën tonë të përditshme? Kur vjen puna te urgjencat, ka dy lloje njerëzish në këtë botë: 

Në njërën kategori bëjnë pjesë njerëzit që kthehen në viktima nga urgjencat. Në kategorinë tjetër bëjnë pjesë fituesit nga urgjencat.

Një person nuk e krjon sensin e brendshëm të urgjencës. Më pas pret që jeta t’i dhurojë momente emergjente që ai të reagojë. Siç mund të kuptohet, kjo lloj emergjence do të sjellë reagime të tipit: stres, ankth, keqardhje për veten, mbingarkesë ndaj vetes, e ndonjeherë edhe reagimet nxitimit e panikut në garën për të rekuperuar kohën e humbur. Kjo kategori shumë rrallë i realizon objektivat e veta, nëse ka ndonjë.

Personi tjetër nuk pret për urgjenten. Ai e krijon vetë ndjesinë e urgjencës brenda tij. Urgjenca e tij nuk ështe stresuese, por motivuese. Krijon dëshirën për të ecur, në vend të panikut. Ky person dëshiron të mbarojë çka përpara tij që ditën e sotme. Ai e kupton se kjo ditë nuk ka qenë këtu më parë e as nuk do të kthehet më.

Njëra kategori është viktima e urgjences. Kategoria tjetër është fitimtarja. Cili është çelësi? Vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja. Ku ndodhet qendra e kontrollit, brenda apo jashtë?

Njerëzit e suksesshëm refuzojnë të falin energjitë e tyre. Ja 5 gjëra që ata bëjnë për të marrë frerët e jetës së tyre:

1. Njerëzit e suksesshëm e krijojnë ndjesinë e emergjencës brenda tyre

Ata zgjohen çdo mëngjes me ndjesinë e emergjencës në stomak. Ata nuk krijojnë ankth e stress, por ama krijojnë emergjencë.

2. Njerëzit e suksesshëm nuk ngatërrojnë aktivitetin me realizimin

Ata e kuptojnë se të qenit i zënë me punë mund të të mpijë nga vetëkënaqja, duke bërë që ditët të kalojnë njëra pas tjetrës pa arritur rezultatet e dëshiruara. Le ta quajmë urgjencë e qëllimshme.

3. Njerëzit e suksesshëm nuk ndikohen nga emergjencat e jashtme

Suksesi i tyre ushqehet nga urgjencat e brendshme, jo ato të jashtme. Megjithatë, kur ato të jashtmet vijnë, të cilat mund të jenë edhe të pashmangshme, ata përpiqen të mos të ndikohen. I përballojnë sa më mirë të munden dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre. Rrethanat e jashtme janë më pak tërheqëse dhe urgjente. Një qendër e jashtme kontrolli, me problematikat e panumërta që presin zgjidhje, na trullosin. Neve as nuk na duhet t’i gjejmë. Ato na gjejnë vetë. Urgjencat me të cilat përballen njerëzit e suksesshëm janë ato që i krijojnë vetë ata. Edhe nëse po ecin shpejt në rrugëtimin e tyre, ata nuk janë jashtë kontrollit. Nuk nxitohen. Nxitimet krijojnë emergjenca të jashtme.

 “Ji i shpejtë, por jo në nxitim.” – John Wooden

4. Njerëzit e suksesshëm e dinë se ç’është e rëndësishmë

Të diturit e të rëndësishmes për ty krijon qartësi. E cila më pas redukton stresin. Kjo i ndihmon ata të heqin qafe rrëmujërat e kota të cilat do t’i ngadalësonin. Ata e kuptojnë se jo çdo gjë është një mundësi apo opsion, prandaj përqëndrohen në gjërat me rëndësi më të lartë, gjërat urgjente. NUk ka kurrë kohë për të bërë çdo gjë, pork a gjithmonë kohë për të bërë ç’është e rëndësishme.

5. Njerëzit e suksesshëm dëgjojnë zërin e duhur

Seth Godin na paralajmëron për zërin djallëzor në kokën tonë. Ki kujdes nga ai. Ai kërkon të të vendosi në gjendjë paniku. Tregohu vigjilent. Zëri djallëzor është zëri i pasigurisë dhe kriticizmit ndaj vetes. Mos e ushqe atë. Kjo e furnizon me justifikime. Mos bebato me të. Kjo thjesht të humbet kohën. Mos u përpiq ta legjitimosh. Ky zë është ekspert në fitimin e votës së jurisë. Krijo sensin tënd të urgjencës dhe mos e lejo zërin tënd djallëzor të zbehë qëllimet e tua të mira.

Praktika e zakoneve të thjeshta do të të ndihmojë në shmangien e dëmeve të mëdha. Duke krijuar urgjenca të brendshme, do të zbulosh energji dhe fuqi të reja në jetën tënde.

Cili është reagimi juaj mbi këtë artikull? Lëreni atë më poshtë.
Faleminderit pë kohën tuaj 🙂

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Ju pëlqen? Shpërndajeni me miqtë tuaj!

1
15 shares, 1 point

Cili është reagimi juaj?

Lot Lot
0
Lot
Acaruese Acaruese
0
Acaruese
Hutuese Hutuese
0
Hutuese
Prekëse Prekëse
1
Prekëse
E këndshme E këndshme
1
E këndshme
Dreqin Dreqin
1
Dreqin
S'e pëlqej S'e pëlqej
0
S'e pëlqej
Dështim Dështim
0
Dështim
Peshkop Peshkop
0
Peshkop
E pëlqej E pëlqej
2
E pëlqej
Dashuri Dashuri
0
Dashuri
O perëndi O perëndi
0
O perëndi
E frikshme E frikshme
0
E frikshme
Hallall Hallall
0
Hallall
Ça dreqin Ça dreqin
0
Ça dreqin

Komente

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shpërndaje!

Shpërndaje emocionin me miqtë e tu më të afërt!